Gruaja e deputetit palestinez arrestohet nga forcat izraelite

Publikuar në Gus. 19, 2018, 12:53 p.m.

Forcat pushtuese  izraelite në mëngjesin e së enjtes arrestuan Nisrin Davijat, gruaja e deputetit palestinez, Ahmad Atoun.

Deputeti palestinez, Ahmad Atoun i tha një korrespondenti të lajmeve të Agjencisë së Lajmeve PIC se policët izraelitë sulmuan shtëpinë e familjes në Sur Baher, në Jerusalemin e pushtuar dhe arrestuan gruan e tij. Asnjë arsye nuk ishte dhënë për rrëmbimin e saj arbitrar.

Gruaja e arrestuar është një nënë e pesë të rinjve. Burri i saj jeton në Ramallah,  pasi autoritetet okupuese izraelite e kanë dëbuar me forcë nga Jerusalemi i pushtuar.

Ahmed Atoun u arrestua pesë herë nga forcat izraelite. Edhe djemtë e tij Muxhahid dhe Muhammed u ndaluan në disa raste.



Burimi : The Palestinian Information Center