SHBA-të nuk do të kenë sukses të rrëzojnë pushtetin në Iran

Publikuar në Gus. 19, 2018, 10:27 p.m.

Shefi i diplomacisë iraniane Muhamed Zarif  deklaroi se Grupi për aksion  i ashtuquajtur në Iran ka për qëllim përmbysjen e pushtetit në Iran, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë sukses të arrijnë qëllimin e përcaktuar.

Ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Zarif ka theksuar të dielën se Evropa akoma nuk ka treguar dëshirë që të “paguaj çmimin” për shpëtimin e marrëveshjes nukleare ndërkombëtare me Iranin të nënshkruar në vitin 2015.

Washingtoni me 6 gusht ka aplikuar rrethin e parë të sanksioneve Iranit dhe ka kërcënuar shtetet të cilët bëjnë tregti me Iranin. Kompanive të huaja ka caktuar  afatin  prej 90 apo 180 ditë  të tërhiqen nga Irani. Në mesin e shumë kompanive të cilët kanë paralajmëruar ikjen nga Irani është edhe kompania e njohur Daimler.

Zarifi ka thënë se qeveritë evropiane kanë propozuar masat për ruajtjen e lidhjeve me Iranin në sektorin financiar dhe të naftës pas rrethit të dytë të sanksioneve të paralajmëruar për nëntor. Por, fjala është më shumë për”deklarata e jo për masa konkrete” ka thënë Muhamed Zafiri për portalin e klubit iranian.

“Mendoj që Evropa nuk është e gatshme të paguajë çmimin”, me veprimin e kundërshtimit të sanksioneve amerikane, ka thënë Zarif. Sanksionet kundër Iranit tani janë aplikuar për sektorin e automobilave dhe për qarkullimin ajror.

“Evropianët thonë se marrëveshja nukleare është suksesi i sigurisë për ata. Logjike është që çdo shtet duhet të investojë dhe të paguaj çmimin për sigurinë e saj. Duhet të shohim ata se do të paguajnë çmimin në muajt në vijim”, ka cek ai.

Sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo ka emëruar të enjten këshilltarin e lartë politik Brian Hookin për këshilltarin special për Iranin në të ashtuquajturin Grupin për aksion për Iran i cili duhet të koordinojë fushatën e presionit të cilën e ka nisur presidenti amerikan Donald Trumpi kundër Iranit.

“Para 65 vitesh Shtetet e Bashkuara të Amerikën kanë përmbys qeverinë e zgjedhur demokratike të Muhamed Musadikut, dhe kanë vendos diktaturën e shahut Muhamed Pahllavit, me ç’rast iranianët ishin të nënshtruar gjatë 25 viteve të ardhshme. Tani Grupi i aksionit i ashtuquajtur dhe i themeluar enkas për Iranin, ëndërron të njëjtën gjë, që nëpërmjet presionit, dezinformimeve dhe demagogjisë të arrijë të njëjtën gjë.

“Kurrë më”, ka theksuar Muhamed Zarifi në Twitterin e tij.   



Burimi : Al Jazeera