Holanda deklaron lidhur me garën e karikaturës me temën e Hz. Muhamedit: Wilders është një provokator, por ne respektojmë lirinë e mendimit

Publikuar në Gus. 28, 2018, 10:56 p.m.

Qeveria holandeze deklaroi se gara e karikaturës me temën e Hz. Muhamedit, e organizuar nga lideri i Partisë së Lirisë, Geert Wilders, është zhvilluar jashtë iniciativës së qeverisë. Qeveria holandeze gjithashtu deklaroi se gara nuk do të ndalohet nga liria e mendimit.

Në një takim me ministra, qeveria e Holandës diskutoi në lidhje me reagimet e vendeve islamike, veçanërisht Pakistanit, për garën e karikaturës me temën e Hz. Muhamedit. Kabineti ka vendosur që të bind vendet islamike se kjo garë e karikaturës nuk është zhvilluar me iniciativën e qeverisë.

‘NUK ËSHTË BËRË ME INICIATIVËN E QEVERISË, PRANDAJ NUK MUND TË NDËRHYJMË’

Sipas një lajmi të BBC në turqisht, duke i’u referuar reagimeve të Pakistanit dhe vendeve të tjera islamike, ministri i jashtëm Stef Blok u shpreh: “Personi i cili e ka organizuar garën është një anëtarë i parlamentit, por jo anëtarë i qeverisë. Hollanda është një vend me kufij të gjerë në aspektin e lirisë së mendimit. Qeveria jonë mbështetë respektimin e çdo lloj besimi.”

Ministri Blok e përshkroi garën e karikaturës si një gjë shumë të pakëndshme, duke theksuar se ai nuk do t’a bënte një zgjedhje të tillë. Ai u shpreh se ky është vlerësimi personal i Wildersit, duke shtuar se: “Kjo garë është bërë me iniciativën e qeverisë, prandaj ne nuk mund të ndërhyjmë këtu.”

Blok gjithashtu theksoi se: “Qytetarët holandezë që jetojnë ose punojnë në vendet islamike nuk duhet të vihen në rrezik për shkak të garës së karikaturës.”

‘WILDERS ËSHTË NJË POLITIKAN PROVOKATOR’

Kryeministri holandez Mark Rutte e cilësoi Wildersin si “një politikan provokator që i pëlqen të shtyjë kufijtë e lirisë së shprehjes”.

Rutte i cili tha se nuk e kupton se çfarë qëllimi pozitiv mund të ketë gara e karikaturës me temen e Hz. Muhamedit, vazhdoi se: “Por secili ka një disiplinë të brendshme sipas qytetërimit të vet. Vlerësimi i mbetet atij.”

Kryeministri hollandez vuri në dukje se është një person fetar, duke u shprehur se: “Unë jam një besimtarë i krishterë dhe njerëzit fetar duhet të jenë të qëndrueshëm ndaj goditjeve të vogla. Kjo gjë vlen edhe për muslimanët.”

WILDERS: NE PO UDHËHIQEMI NGA SIMPATIZUES FRIKACAKË TË ISLAMIT

Ndërsa Wilders u përgjigj duke thënë: “Unë vetëm dua të tregoj se nuk duam të luajnë me lirinë tonë.” Ndërsa për kryeministrin Rutte dhe qeverinë, ai u shpreh se: “ne po udhëhiqemi nga simpatizues frikacakë të Islamit. Kjo është e pabesueshme.”

DATA E GARËS NUK DIHET ENDE

Wilders ende nuk ka zbuluar datën e karikaturës dhe ekspozitën që do të mbahet në ndërtesën e parlamentit nën masa strikte të sigurisë.

Gara në të cilën deri më tani janë dërguar 200 karikatura, pritet të zhvillohet para festës së Krishtëlindjeve.



Burimi : Sputnik News