SHBA-të dhe Gjermania në anët e kundërta për ndarje të Kosovës

Publikuar në Shta. 2, 2018, 9:16 p.m.

Wall Street Journal dhe EU Observer kanë shkruar për takimin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Vjenë, në të cilin gazeta amerikane cek se SHBA-të dhe Gjermania janë në anët e kundërta kur është fjala për planin e mundshëm për ndryshimin e kufijve në mes Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë kësaj kohe, ceku gazeta amerikane se Berlini është i shqetësuar për shkak “ të hapave të cilët do të mund të hapin kutinë e Pandorës të konflikteve ndëretnike në disa shtete  të varfra të rajonit, ndërsa zyrtarët gjerman të premten kanë  deklaruar se mbesin thellë skeptik lidhur me këtë çështje.

WSJ aludon në këtë kontest, në deklaratën e ministrit gjerman të punëve të jashtme Heiko Maasit : “Nuk mendojmë se bisedimet për këmbimin e territoreve në mes Serbisë dhe Kosovës janë konstruktive. Kjo mund të hap shumë plagë të vjetra të popujve të atjeshëm”, ka thënë Maasi në rrugën drejt Vjenës, në bisedimet e shefave të diplomacisë së Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve ballkanik.

Në anën tjetër, shkruan në artikullin e WSJ, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare John Bollton  javën e kaluar ka deklaruar se ideja e këmbimit të territoreve në mes Serbisë dhe Kosovës nuk e shqetëson Washingtonin, përkundër kundërshtimeve dy dekadëshe të Perëndimit lidhur me këtë çështje.

Marrëveshja eventuale për korrigjimet territoriale do të mund të gjendet para kritikave të shumta në terrenin nikoqir, vlerëson WSJ, me theksin e posaçëm se ndaj kësaj ideje po has në kundërshtim të Kishës ortodokse serbe dhe politikanëve udhëheqës kosovar.

Krahas kësaj, shtohet se zyrtarët në Bosnjën fqinje kanë shprehur shqetësimin se kjo do të mund të inkurajonte përpjekjet e liderit serb në Republikën Serbe, Milorad Dodikut të ec drejt pavarësimit nga Bosnja.

Gazeta amerikane cek se disa lider evropian janë të shqetësuar se marrëveshja eventuale për ndryshim të kufijve, e cila  do të mund të shkaktojë ndarjen etnike edhe në Maqedoni, e cila ka përjetuar konflikt sporadik me pakicën shqiptare në Maqedoni.

Gazeta Wall Street Journal përkujton se ministri finlandez i punëve të jashtme Timo Soini të premten ka thënë se “duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos shkaktuar probleme të reja në rajon”, si dhe kancelarja gjermane Merkel më parë ka thënë se”kufijtë në këtë rajon duhet të jenë të pacenueshme”.

 

Gazeta amerikane cek se ideja për ndryshim të kufijve ashtu që shtetet ballkanike të bëhen homogjene është jo e popullarizuar  në mesin e shumë qeverive evropiane. “Disa nga zyrtarët kryesor evropian kanë filluar karrierën e tyre në Ballkan, dhe personalisht kanë qenë dëshmitar të luftërave në ish Jugosllavi viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, në të cilët janë vrarë rreth 150.000 njerëz. Megjithatë, Bashkimi Evropian me vite po kërkon zgjidhjen për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”, ceket në artikullin  e kësaj gazete.

WSJ cek se Washingtoni dhe Berlini në mënyrë të përgjithshme kanë qenë të pajtimit lidhur me këtë rajon, që nga koha kur presidenti amerikan Bill Clinton ka udhëhequr bisedimet paqësore në Dejton në vitin 1995, i cili ka sjell paqe jo stabile në skenën kryesore të luftës, në Bosnjë e Hercegovinë, por nën presidentin e tanishëm amerikan Donald Trumpin, SHBA-të kanë treguar interesim për  rishikim të politikës së tyre karshi këtij rajoni ballkanik.

Gazeta amerikane përfundon se mbështetja amerikane këmbimit territorial në juglindje të Evropës është në mesin e çështjeve për të cilat Washintoni dhe Berlini tani nuk janë në pajtim të sipër.

Në ndërkohë, portali belg EU Observer cek se institucionet e Bashkimit Evropian kanë shpreh shpresën në ndryshimin e ri kur është fjala për zgjerimin e Ballkanit Perëndimore, përkundër”nervozës”për shkak të idesë për këmbim territore nga arsyet etnike. Portali përkujton se deklaratën e përfaqësuese së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini, pas bisedave të zyrtarëve të BE-së në Vjen me 32 gusht, se Beogradi dhe Prishtina do të mund të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me marrëveshje obliguese me 2020.

Portali cek, Mogherini tek tani do të duhet të “qetësojë kokat nervoze”, në momentin kur bisedimet do të transferohen nga Vjena në selinë e BE-së në Bruksel, javën e ardhshme, kur me te do të takohen presidenti serb Aleksandar Vuçiqi dhe presidenti kosovar  Hashim Thaqi.

“Marrëveshja eventuale ka të bëjë me këmbimin e pjesës veriore të Kosovës e banuar kryesisht me serbët për Luginën e Preshevës, në të cilin shqiptarët e banojnë kryesisht”, cek portali belg, me vlerësimin se kjo do të mund të shkaktojë reagimin negativ të nacionalistëve në Kosovë dhe Serbi. EU Observer paralajmëron në rrezikun se kjo marrëveshje do të mund të trimërojë shqiptarët në Maqedoni, sikurse edhe serbët dhe kroatët në Bosnjë, të provojnë rishtas të vizatojnë kufijtë e rinj, pas 20 vitesh të përfundimit të luftërave në ish Jugosllavi.



Burimi : Al Jazera