Përkujtohet Muhammed Aliu, legjenda e boksit

Publikuar në Shta. 8, 2018, 12:15 a.m.

Dy vjet pas vdekjes, legjenda e boksit, Muhammed Ali u përkujtua për dorezat e tij të arta dhe angazhimin   kundër racizmit

Dy vjet pas vdekjes së tij, legjenda e boksit, Muhammed  Ali mbahet mend jo vetëm për aftësitë e tij në ring, por edhe përpjekjet e tij të ashpra për të hedhur poshtë racizmin.

Përtej talentit të tij të mahnitshëm  të bokserit, ai ishte gjithashtu një aktivist i shquar kundër ndarjes racore në  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në përvjetorin e dytë të vdekjes së tij të dielën, njerëzit u mblodhën në dyqanin ushqimor të Muhammed  Aliut në shtetin e Kentakit për të për kujtuar dhe nderuar jetën e tij.

I lindur Cassius Clay, më 17 Janar  1942 në Louisville, qyteti më i madh në Kentaki.

Kur ishte 12 vjeç, filloi të mësonte në klube amatore dhe fitoi 161 nga 167 ndeshje.

Si profesionist, fitues i medales së artë olimpike, Muhammed Aliu fitoi 56 nga 61 ndeshje të boksit.

Ai ndryshoi emrin e tij në moshën 22 vjeçe, kur e përqafoi fenë Islame  dhe ishte gjithashtu mik i ngushtë i Malcolm X, aktivist i njohur i të drejtave civile.

Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit, Muhammed Aliu vdiq më 3 qershor 2016, në një spital në Phoenix, Arizona.



Burimi : World Bulletin