Vandalizohet një xhami në Nordenham

Publikuar në Shta. 15, 2018, 8:30 p.m.

Një xhami në Gjermani u vandalizua të hënën nga sulmues të paidentifikuar të cilët dëmtuan ndërtesën me parulla raciste dhe produkte të derrit.

Sulmi mbi Xhaminë Selimije u zhvillua të hënën herët në mëngjes në qytetin e Nordenham.

Policia e Delmenhorstit, që filloi hetimet për incidentin, ka thënë se sulmuesit kanë përdorur ngjyrë të zezë për të shkruar sharje raciale në dritare dhe kanë lënë ushqime të ndryshme të bëra nga mishi i derrit.

Idris Aksüt,  anëtar i Shoqatës së Xhamisë Selimije, u tha gazetarëve se ata kishin mbyllur xhaminë pas namazit jacisë natën e së dielës në mbrëmje dhe nuk e kishte vënë re asgjë të pazakontë.

"Sulmi i shëmtuar ka ndodhur në para sabahut, në ora kater. Një person i paidentifikuar ose njerëzit  ka në shkruar thëniet shëmtuar në muret dhe dritaret e xhamisë sonë të sapo pastruar dhe kanë hedhur  prodhime, të mishit të derrit, ", tha Idris  Aksüt.

Megjithatë, ai shtoi: "Ata që duan të na largojnë nga rruga jonë, nuk do të kenë sukses".

Idris Aksüt tha se shpreson në policisnë të cilëve i janë dhënë pamjet nga kamera e sigurisë së xhamisë - do të jetë në gjendje të hedhin dritë rreth  incidentit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Dhjetra xhami janë sulmuar në Gjermani këtë vit, për shkak të rritjes së  islamofobisë në  Gjermani .