Ekipi Kombëtar i Vollejbollit të Iranit mundi Kazakistanin

Publikuar në Shta. 18, 2018, 1:32 a.m.

Ekipi Kombëtar Iranian i Volejbollit për Femra ka mposhtur Kazakistanin 3-2, në Kupën e Volejbollit për Femra të Azisë 2018, të mbajtur në Tajlandë.

Në Kupën e Volejbollit për Femra të Azisë 2018, të mbajtur për të gjashtën herë në këtë vit në qytetin Nakhon Ratchasima të Tajlandës, Ekipi Kombëtar Iranian i Volejbollit për Femra ka luftuar me Kazakistanin në hapin e parë. Ekipi iranian arriti t’a fitoj ndeshjen duke mposhtur kundërshtarin me rezultat 3-2 në setet 25-23, 25-17, 25-19, 25-17, 16-6.

Ekipi Kombëtar i Iranit i cili po merr pjesë në grupin C me Kazakistanin, Filipinet dhe Australinë, nesër do të përballet me Filipinet, ndërsa ditën e martë, do të përballet me Australinë.

Ndërsa faza e dytë e ndeshjeve do të filloj ditën e mërkurë.



Burimi : Mehr News Agency