Putin: Kemi zhvilluar negociata të gjera dhe konstruktive me Erdoganin, arritëm një marrëveshje

Publikuar në Shta. 19, 2018, 3:25 a.m.

Në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit të tij me presidentin turk Regjep Taip Erdogan në Soçi, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ata kanë zhvilluar bisedime të gjera dhe konstruktive së bashku.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi pas një samiti kritik në Soçi, Putin u shpreh se gjatë takimit 4.5 orësh, ata diskutuan veçanërisht situatën në Siri si dhe zhvillimet në Idlib.

Putin vuri në dukje se ata kanë marrë vendime të rëndësishme si rezultat i këtij takimi si dhe dha këtë informatë:

“Ne arritëm një marrëveshje në lidhje me  çështjen e krijimit të një zone të çarmatosur në rajonin kryqëzues në mes të opozitës së armatosur dhe forcave qeveritare në Idlib.”

‘KRAHU I AL KAIDËS, NUSRA DO TË LARGOHET NGA RAJONI ’

Putin u shpreh se nga 15 tetori, rajoni do të kontrollohet nga Rusia dhe Turqia, duke theksuar se grupet militante, duke përfshirë edhe Al Nusrën, do të largohen nga rajoni.

‘NË GJERËSI PREJ 15-20 KILOMETRASH’

Putin vuri në dukje se zona e çarmatosur do të jetë 15-20 kilometra e gjerë dhe shtoi se këtë qasje e mbështet edhe qeveria siriane, duke theksuar se:

‘KONTROLLIN DO T’A BËJË POLICIA USHTARAKE TURKE-RUSE’

“Ne kemi vendosur që me propozimin e presidentit të Turqisë, armët e rënda, tanket, sistemet raketore dhe të gjitha grupet opozitare të largohen nga rajoni (rajoni i çarmatosur). Është marrë vendim që të largohen militantët radikal, duke përfshirë edhe Al Nusrën si dhe të formohet  deri më 15 tetor, rajoni i çarmatosur me gjerësi 15-20 kilometra. Kontrolli në rajon do të sigurohet nga patrulla e njësive turke dhe policisë ushtarake ruse.”

‘DO TË ZHVILLOHEN KONSULTIME ME QEVERINË SIRIANE’

Lideri rus u shpreh se në të ardhmën e afërt, do të ketë konsultime me qeverinë siriane rreth rajonit të çarmatosur, duke vënë në dukje se zbatimi i vendimeve të marra sot, do të përshpejtoj zgjidhjen në Siri.

‘RRUGA QË SHKON NGA ASTANA NË KUSHTETUTË’

Putin tha se formati i Astana-s do të vazhdojë të përdoret për të nxitur procesin e zgjidhjes dhe krijimin e një komiteti kushtetues, duke vënë në dukje se ata synojnë që komiteti kushtetues sirian së shpejti të fillojë punën.

‘AUTOSTRADAT ALEPPO - LAZKİJE DHE ALEPPO - HAMA DO TË HAPEN NË FUND TË KËTIJ VITI’

Putin u shpreh se me propozimin e pales turke, ata kanë vendosur që autostradat Aleppo - Lazkije dhe Aleppo – Hama të happen përsëri për qarkullim.

AKAR DHE SHOYGU NËNSHKRUAN NJË MEMORANDUM MIRËKUPTIMI NË LIDHJE ME IDLIBIN

Gjatë konferencës për shtyp, u deklarua se ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, në lidhje me normalizimin e situatës në zonën e reduktimit të tensionit në Idlib.

‘PO PRESIM KRIJIMIN E KUSHTEVE TË DUHURA NË LIDHJE ME DËRGESEN E PRODUKTEVE RUSE NË TURQI’

Putin, nga ana tjetër, tha se ata janë duke pritur krijimin e kushteve të duhura në lidhje me dërgesën e produkteve ruse në tregun turk.

 

‘NË GJYSMËN E PARË TË VITIT 2018, NUMRI I TURISTËVE RUS NË TURQI ËSHTË RRITUR ME MBI 40 PËR QIND’

Putin foli edhe për situatën në fushën e turizmit.

Lideri rus u shpreh kështu: “Në vitin 2017, Turqinë e vizituan 4.7 milion turist rus. Vitin e kaluar, Rusia u ngrit në vendin e parë sa i përket numrit të turistëve të cilët shkojn për pushime në Turqi. Në gjysmën e parë të vitit 2018, numri i turistëve rus u rrit me më shumë se 40 për qind. Jemi të vendosur që të mbajmë një bashkëpunim të ngusht me partnerët tanë turq, në mënyrë që të sigurojm një pushim të qetë dhe të sigurtë për rusët në Turqi.

‘DUHET TË RRISIM VËLLIMIN E TREGTISË ME NJËSITË MONETARE KOMBËTARE’

Në lidhje me kalimin në tregtinë me monedhat kombëtare, të cilat kanë qenë shumë të debatuara gjatë kohëve të fundit, Putin u shpreh kështu: “Ne duhet të rritim gradualisht pjesën e monedhave kombëtare në tregtinë dypalëshe dhe të sigurojmë zhvillimin e tregtisë. Sipas pikëpamjes time të përbashkët me Erdoganin, kjo duhet të minimizojë ndikimin negativ të konjukturës së jashtme.”

'VËLLIMI I TREGTISË DYPALËSHE U RRIT NË 15 MILIARDË DOLLARË NË 7 MUAJ'

Putin u shpreh gjatë takimit, u vu në dukje se vëllimi i tregtisë dypalëshe me Erdoganin është rritur ndjeshëm, duke shtuar se: “Në 7 muajt e këtij viti, ajo u rrit për 24 për qind, në mbi 15 miliardë dollarë. Ndërsa totali i vitit të kaluar u rrit me 40 për qind në 22 miliardë.”



Burimi : Sputnik News