Tensionimi me Rusinë parandalon Izraelin të luftojë me Iranin

Publikuar në Shta. 20, 2018, 12:15 a.m.

Pas incidentit me avionin rus tani Izraeli gjendet në një situatë të vështirë që mund të ndikojë negativisht në lirinë strategjike të aviacionit kundër caqeve iraniane, shkruan gazeta izraelite Haaretz. Gjatë ditëve në vijim Netanjahu do të duhej të përdorë tërë përvojën e tij dhe sensin diplomatik që të eliminohen tensionet e krijuara në marrëdhëniet me Moskën, shkruan gazeta izraelite.

Pasi që Ministria e mbrojtjes ruse përgjegjësinë për incidentin për rrëzimin e avionit ia ka kaluar Izraelit, Putini ka dhënë një deklaratë trimëruese, me të cilin incidentin e quajti” zingjir të rrethanave të rastësishme tragjike”. Por, Haaretz shkruan se për shkak të këtij incidenti të Izraelit marrëdhëniet me Rusinë tani do të jenë më të vështira, që mund të ndikojë negativisht në lirinë strategjike të cilën e kanë gëzuar më parë forcat ajrore izraelite.

Gazeta izraelite cek se avionët izraelit F-16 kanë sulmuar objektet iraniane në Siri gjatë së cilës mbrojtja kundërajrore siriane u përpoq të pengojë sulmet izraelite  dhe rastësisht e kanë goditur avioni ushtarak rus. “Por, Moska për këtë incident e ka akuzuar Izraelin. Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se sulmi izraelit ishte provokim i qëllimshëm dhe veprim i papërgjegjshëm i cili ka krijuar situatë të rrezikshme për Izraelin”, shkruan gazeta izraelite Haaretz.

Izraelitët me shqetësim e kanë pranuar kumtesën e ministrisë ruse të mbrojtjes. Presidenti rus më vonë ka dhënë deklaratën e parë në të cilin ka theksuar se rrëzimi i avionit rezultat i zingjirit të rrethanave të rastësishme tragjike dhe se Izraeli nuk e ka sulmuar avionin rus, por ka shtuar se Rusia do të ndërmerr hapa për të garantuar sigurinë e njerëzve dhe objekteve ruse në Siri.

“Çka do të nënkupton  në praktikë fjalët e tij do të shihet qartë në ditët në vijim. Rusia për shembull mund të kërkojë që Izraeli shumë më herët të dërgojë vërejtje për sulm, gjë që me kohë të vendoset zona e ndalimit të fluturimit për avionët izraelit në afërsi të bazave ushtarake në pjesën veriore të Sirisë. Mund të pajis ushtrinë siriane me sistemet e reja anti ajrore, të cilat akoma nuk i ka dhënë Asadit”, shkruan autori i shkrimit. Sipas mendimit të tij Netanjahu në ditët në vijim duhet të implementojë përvojën e tij dhe talentin diplomatik për të qetësuar tensionet me Moskën. Në rast se Rusia vendos në reagimin më të fuqishëm, kjo do të shfuqizonte lirinë e veprimit izraelit në qiellin sirian, e cila është kyçe për Izraelin.



Burimi : LOGIČNO