Muslimanët e Jemenit organizojnë tubim masiv për të shënuar Ashuren

Publikuar në Shta. 23, 2018, 12:50 a.m.

Populli i Jemenit nga çdo shtresë kanë dalur në rrugë në kryeqytet, Sana'a, për të përkujtuar Ditën e Ashures, e cila shënon përvjetorin e martirizimit  të Imam Husejnit (a.s.)  imamit të tretë musliman shiit, dhe shokët e tij.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën për të marrë pjesë në tubim, i cili u hap me një fjalim të liderit të Lëvizjes Houthi Ansaarullah, Abdul-Malik al-Houthi Badreddin të Sana të Jemenit të enjten.

Gjatë tubimit, jemenasit brohoritnin slogane kundër të gjithë shtypësve dhe fuqive arrogante në botë.

Ashureja në ditën e 10 të muajit hënor të Muharremit, shënon përvjetorin e shehidllëkut të Imam  Husejnit (a.s.) nipi i Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)  dhe 72 shokët e tij besnik në  Betejën e Qerbelasë në vitin 680.

Që nga marsi 2015, Arabia Saudite dhe disa prej aleatëve të saj arabë  kanë kryer sulmet ajrore vdekjeprurëse kundër lëvizjes Houthi Ansaarullah në një përpjekje për të rivendosur pushtetin për ish-presidentin Abd Rabbuh Mansour Hadi, një aleat i ngushtë i Rijadit.

Ministria e të Drejtave të Njeriut të Jemenit njoftoi në një deklaratë më 25 mars se lufta kishte lënë 600.000 civilë të vdekur dhe të plagosur deri atëherë.   Lufta dhe bllokada shoqëruese gjithashtu shkaktuan mungesën e ushqimit në të gjithë Jemenin.



Burimi : Tasnim News Agency