Netanjahu jep shenjë për luftë ndaj Iranit

Publikuar në Shta. 23, 2018, 1:04 a.m.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i cili pretendonte se ka goditur objektivat e Sirisë të përgatitura për t’i tranferuar armë Hezbollahut në emër të Iranit, dha shenjë për luftë kundër Iranit. Ai u shpreh se: “Nëse lufta na imponohet, ne do të veprojmë me gjithë fuqinë tonë kundër atyre që duan të na shkatërrojnë.”

Në fjalimin e tij në programin e organizuar për ushtarët izraelit të vrarë në Jeruzalemin Perëndimorë gjatë Luftës Yom Kippur të vitit 1973 me Egjiptin, Netanjahu u shpreh kështu: “Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të shmangur luftën, por nëse na imponohet lufta, ne do të veprojmë me gjithë forcën tonë kundër atyre që duan të na shkatërrojnë.”

Netanjahu i cili e kërcënoi Iranin me luftë, u shpreh se: “Irani sot po udhëheq forca agresive në Lindjen e Mesme të cilat bëjnë thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Është detyra jonë të mbrojmë veten kundër këtij rreziku dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”

Izraeli pretendonte se ka goditur objektivat ushtarake të Sirisë të përgatitura për t’i tranferuar armë Hezbollahut në emër të Iranit këtë javë; elementet e mbrojtjes ajrore të Sirisë gjatë sulmit çuan aksidentalisht në rënien e avionit ushtarak rus.

Në këtë ngjarje patën humbur jetën 15 ushtarë rus.

Izraeli kishte dërguar komandantin e Forcave Ajrore, Amikam Norkin në Moskë për të dhënë informacione në lidhje me incidentin në Siri.

‘KOMANDANTIN E FORCAVE AJRORE E DËRGOVA NË MOSKË PËR DY QËLLIME’

Në deklaratën e tij, Netanjahu u shpreh: “Kam dërguar komandantin e Forcave Ajrore në Moskë për dy qëllime: Të mbrojmë qytetarët tanë dhe të ruajmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve.”

Rusia pati njoftuar se pilotët izraelitë kishin qëlluar qëllimisht avionin ushtarak rus si objektiv të sistemeve të mbrojtjes ajrore siriane.

Ushtria ruse i kishte cilësuar veprimet e Izraelit si armiqësore dhe kishte thënë se e kishte mbajtur të fshehtë të drejtën për përgjigje.

‘UNË BESOJ SE QASJA GRADUALE DO TË OFROJË NORMALIZIM’

Në anën tjetër, Netanjahu vuri në dukje zhvillimin e marrëdhënieve në mes të disa vendeve arabe në rajon dhe Izraelit, duke u shprehur kështu: “Lindja e Mesme është e mbushur me rreziqe. Por ka edhe rreze drite. Marrëdhëniet tona me botën e moderuar arabe po kalojnë një transformim të pashembullt, dhe vendet e mëdha janë gjithnjë e më të vetëdijshme për vlerën e marrëdhënieve me Izraelin.”

Netanyahu tha se afrimi mes Izraelit dhe vendeve arabe ‘të moderuara’ po përparon gradualisht, duke u shprehu kështu:

“Kjo mund të marrë pak kohë, por unë besoj se ky afrim gradual do të japë fruta konkrete, do të ofrojë  normalizimin dhe pastaj do të vendosë edhe paqen.”

Shtypi izraelit shkroi se me vendet ‘e moderuara’, Netanjahu e kishte fjalën për vendet e Gjirit, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman tha në një deklaratë, theksoi se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë objektivat e Iranit në Siri dhe nuk do të lejojë që Irani të vendoset në Siri.

Kryeministri Netanyahu më herët kishte deklaruar se: “Izraeli është i vendosur të ndërpresë agresionin e Iranit edhe nëse një gjë e tillë shkakton luftë.”



Burimi : Sputnik News