Marrëveshja në Soçi, fitore për Damaskun

Publikuar në Shta. 24, 2018, 12:04 a.m.

Me këtë marrëveshje, shteti i Sirisë mori një hap të rëndësishëm në procesin e marrjes nën kontroll të një pjese të madhe të Idlibit.

Gazeta Mashriq botuar në Iran, ka shkruar se marrëveshja e bërë në Soçi në mes të Turqisë dhe Rusisë në lidhje me Idlibin, është terësisht në favor të shtetit të Sirisë.

Është shfaqur një mendim në lidhje me atë se fakti që në fund të samititi tre palësh të mbajtur në Teheran në mes të presidentëve të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, nuk është marrur ndonjë vendim kundër grupeve të armatosura për eliminimin e konflikteve në Idlib, kjo gjë është në favor të palëve që ushtrojnë presion mbi qeverinë siriane dhe aleatët e saj.

Por marrëveshja në Soçi tregoi se zgjidhja përfundimtare në lidhje me zhvillimet në Idlib, do të arrihet në kuadër të ekuacioneve konstante të përcaktuara në fushën ushtarake të qeverisë siriane dhe në negociatat politike.

Siç pritej, qasja politike e kësaj marrëveshjeje ishte brenda kuadrit të pikave të përbashkëta në takimet dhe negociatat e palëve ndërkombëtare dhe rajonale që janë efektive në çështjen e Sirisë.

Palët në sferën politike theksuan se procesi i Astanës dhe negociatat për përgatitjen e kushtetutës duhet të kompletohen, konfliktet në Idlib duhet të merren nën kontrollin e grupeve të moderuara dhe duhet të përfundojnë me zhdukjen e terroristëve.

Ndërsa në lidhje me fushën ushtarake, pikat e marrëveshjes u shkruan me një ndjeshmëri të madhe dhe në një mënyrë të tillë e cila ndikon drejtpërdrejt në fushën ushtarake. Këto mund të renditen si më poshtë:

1- Zonë e çarmatosur: Në afërsi të Idlibit dhe në fshatrat e Hamas, Aleppos dhe Latakias ku gjenden grupe të armatosura dhe terroriste, po formohet një zonë e çarmatosur prej 20 kilometrash.

Kjo situatë e sjellë këtë rezultat:

Kjo zonë, e cila do të pastrohet nga armët, gjendet në afërsi të Idllibit, i cili është nën kontrollin e grupeve të armatosura. Sepse praktikisht gjendjet në pjesën e jashtme të qytetit.

Kjo është diçka që shteti sirian gjithmonë ka dashur të arrijë në konfliktet e tij me të gjitha grupet e armatosura. Pra, pas çarmatimit dhe heqjes së grupeve të armatosura terroriste, arritjen e një marrëveshjeje.

2- Patrullë e përbashkët: Ushtarët turq dhe rus do të patrollojnë në rajonet e përcaktuara në konferencën e përbashkët për shtyp të Vladimir Putinit dhe Regjep Tajip Erdoganit. Dhe kjo nuk kufizohet vetëm me zonën e çarmatosut.

Kjo mund të ndikojë në fushën ushtarake në këtë mënyrë:

Përhapja e kontrollit të trupave turke dhe ruse në të gjitha rajonet e Idlibit nënkupton heqjen e dominimit të grupeve të armatosura në këto rajone.

Edhe nëse kjo situatë është në favor të trupave ushtarake të Rusisë dhe Turqisë, në të njejtën kohë, ajo është edhe një nga qëllimet e shtetit të Sirisë.

3- Pikat e vëzhgimit: Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, në vijën kufitare dhe në zonat e çarmatosura, po formohen pika fikse dhe të lëvizshme vëzhgimi nga Rusia dhe Turqia.

Kjo situatë në njërën anë përforcon stabilitetin e rajoneve të paarmatosura, ndërsa në anën tjetër garanton edhe armëpushim dhe paqe në këtë rajon.

Ky ishte një qëllim që ushtria siriane donte të arrinte duke nisur operacionin e Idlibit.

4- Linja e kontaktit: Edhe vendosja e një linje kontakti për ndarjen e ‘opozitarëve të moderuar’ dhe grupeve terroriste në rajonin Idlib nga njëri tjetri, është një nga çështjet e kësaj marrëveshjeje.

Kjo pikë mund të konsiderohet si një nga aktivitetet më të rëndësishme dhe më funksionale të procesit të Astanas. Ndarja e grupeve terroriste nga të tjerët ishte një çështje të cilën Siria, Rusia dhe Irani e kishin kërkuar prej kohësh.

5- Hapja e rrugëve Aleppo – Latakia dhe Aleppo – Hama: Edhe nëse kjo pikë është rezultat i aleancës Astana, ajo ka një rëndësi të madhe për shtetin e Sirisë, në aspektin ushtarak, strategjik, administrativ dhe zyrtar.

Hapja e këtyre dy rrugëve në fjalë nënkupton arritjen e zonës së çarmatosur deri tek këto dy rrugë dhe në të njejtën kohë, garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës së atyre që e përdorin këtë rrugë.

Me fjalë të tjera, në këtë mënyrë, nën mbikqyrjen dhe kontrollin e shtetit të Sirisë, kthehet siguria dhe qetësia në pjesën më të madhe të gjeografisë së Idlibit.

Siguria në rrugët Aleppo - Hama dhe Aleppo - Latakia është një hap i sigurisë vetëm për shtetin e Sirisë dhe insitucionet e tij ligjore.

Për të përmbledhur të gjithë këtë, mund të konkludohet se shteti sirian mori një hap shumë serioz në procesin e marrjes nën kontroll të një pjese të madhe të Idlibit. Më e rëndësishmja është se kjo u realizua nën mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe rajonale.



Burimi : Yakın Doğu Haber