Për herë të parë në televizionin shtetëror saudit, lajmet kryesore i prezanton një femër

Publikuar në Shta. 24, 2018, 12:24 a.m.

Për herë të parë në kanalin televiziv zyrtar të Arabisë Saudite, Al Saudiya (Saudi Tv), buletinin e lajmeve kryesore e prezantoi një femër.

Siç raportohet nga agjencia e lajmeve Anadolu, për herë të parë në kanalin televiziv zyrtar të Arabisë Saudite, Al Saudiya (Saudi Tv), në buletinin e lajmeve kryesore, para publikut u shfaq një prezantuese femër e quajtur Viam ed-Dahil.

Dahil prezantoi së bashku me prezantuesin Omer en-Neshvan në promovimin e periudhës së re të kanalit dhe buletinit kryesor të lajmeve.

Dahil e cila ka diplomuar në Departamentin e Shtypit të Universitetit Amerikan Libanez në Bejrut, më parë ka punuar nëpër media të njohura, duke përfshirë gazetën Al-Hayat me seli në Londër dhe televizionin Al Jazeera me seli në Katar.

Me evolucionet e fundit të bëra në Arabinë Saudite, grave iu është dhënë e drejta për të vozitur, për të themeluar kompani pa kërkuar leje nga kujdestari, për të punuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe për të shkuar në stadium për ngjarje sportive.

Vizioni 2030 i Arabisë Saudite synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës nga 22 për qind në 30 për qind.



Burimi : Sputnik News