E përbashkëta midis sunitëve dhe shiitëve është rezistenca

Publikuar në Shta. 25, 2018, 10:39 p.m.

Një nga dijetarët më të shquar sunitë të Libanit, Sheikh Mahir Hammud, mbajti një fjalim në hutben e xhumasë me 21 shtator 2018, në të cilën ai foli kundër urrejtjes sektare midis sunitëve dhe shiitëve si dhe për  hapat që duhen marrë për të parandaluar këtë armiqësi.

Teksti i hutbesë së Sheikh Mahir Hammud është si më poshtë:

 Përgjigja jonë për ata që pyesin nëse ekziston një diskurs i përbashkët në mes të shiitëve dhe sunitëve është: “Po, ka! Ajo është rezistenca.” Të gjithë muslimanët dhe të gjithë njerëzit me nder duhet të jenë në anën e rezistencës dhe të mbështesin atë sa më shumë që të munden. Për shkak se rezistenca ka bërë atë që ushtritë nuk kanë mundur t’a bëjnë. Të gjithë duhet të përgjigjen kundër terrorizmit dhe vrasjeve dhe ndaj akuzave ndaj iranianëve dhe shiitëve. Në fjalimin e tij me 10 Muharrem, Sayyid Hasan Nasrallah bëri atë që shtetet nuk mundën t’a bëjnë dhe paraqiti një qëndrim i cili e sfidon, madje e kërcënon armikun sionist. Armiku sionist e mori këtë kërcënim seriozisht.

Rezistenca u ndërtua në konceptet e shehadetit, lavdisë dhe nderit, të cilat gjetën jetë në Qerbela dhe mundësoi kthimin e këtyre diskurseve në metoda të vërteta dhe heroizëm.

Të gjitha këto ne po i themi në këto ditë kur po përkujtohen ngjarjet e Qerbelasë, në Ditën e Ashurës e cila fillon nga Lufta e Deves deri te Beteja e Sifinit, dhe që vazhdon nga periudha e Hz.Aliut e deri te Qerbelaja. Nuk ka mosmarrëveshje mes dijetarëve myslimanë lidhur me luftën dhe trazirat që ndodhën pas Profetit Muhamed (as) dhe kjo situatë në Kuranin e Shenjtë është si vijon:

“ E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë.” (el Bekare: 253)

Disa nga qasjet në pasqyrimet historike tregojnë dallime në mes të shiizmit dhe sunizmit. Në hijen e armiqësisë sektare, e cila është përkeqësuar gjithnjë e më shumë nga Amerika, Izraeli dhe Perëndimi dhe është ushqyer nga mbretërit arabë, princat dhe qeveritë, nuk është e mundur të bëjmë një lëvizje reale për të siguruar afërsin e fikhut. Por sidoqoftë, pasqyrimi i kësaj mbi rezistencën nuk është e prenueshme… Në këtë kuptim, duhet të kemi kujdes ndaj ndaj përpjekjeve dhe mbështetjes financiare që kanë bërë disa palë për të thelluar edhe më shumë hendekun në mes të shiitëve dhe sunitëve. Shumica dërrmuese e dijetarëve nuk kanë të drejtë të shprehin lirshëm mendimet e tyre, veçanërisht në fushat zyrtare… Përveq kësaj, nuk është e mundur të formohet një tabelë për dialog serioz. Personi që ulet në tryezën e dialogut duhet të jetë i lirë, të njohë faktet dhe të lexoj e të mësoj rreth burimeve të sekteve, e jo të jetë nga ata që bëjnë armiqësi ndaj sekteve dhe gënjejnë.”



Burimi : Rast Haber