‘7 banka të Evropës kanë pranuar kanalin e posaqëm financiar me Iranin’

Publikuar në Shta. 29, 2018, 11:56 p.m.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif u shpreh se 7 banka qendrore të Evropës kanë pranuar të formojnë një kanal të posaqëm financiar me Iranin dhe pastaj, atë t’a kthejnë në një strukturë institucionale.

Në një deklaratë të bërë në lidhje me mekanizmin i cili përmban edhe kanalet e posaqme të pagesave për të lehtësuar tregtinë e përgjithshme me Iranin, Zarif u shpreh se 7 banka qendrore të Evropës e kanë pranuar këtë.

Zarif vuri në dukje se zyrtarët e Francës, Gjermanisë, Rusisë, Anglisë dhe Kombeve të Bashkuara, në muajt e fundit janë përpjekur shumë në lidhje me këtë dhe u shpreh se: “Bankat qendrore të Evropës do ta kthejnë këtë në një strukturë institucionale në një fazë të mëvonshme.”

Zarif u shpreh se pjesa e mekanizmit alternativ në lidhje me Iranin do të përfundoj brenda një kohe të shkurtër, por se institucionet në fjalë dëshirojnë dëshirojnë ta përdorin këtë kanal jashtë Iranit dhe prandaj, kjo do të merr pak kohë.

Në deklaratën e publikuar në televizionin shtetëror, Ministri i Jashtëm i Iranit, Zarif deklaroi se Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini kishte thënë se “Ky kanal nuk do të jetë vetëm për vendet e BE-së, do të përdoret edhe për vendet dhe kompanitë e tjera të cilat bëjnë tregti me Iranin.”

Zarif theksoi se të gjitha palët që punojnë me Iranin mund të transferojnë para përmes këtij kanali dhe shtoi se kjo do të jetë shumë e dobishme për kompanitë që punojnë me dollarë.

‘DO TË PUNOJ VETËM ME EURO’

Zarif gjithashtu u shpreh se pasi që ky mekanizëm do të punoj vetëm me euro, kjo është një zgjidhje e mire për heqjen e mbështetjes së SHBA-së mbi sektorin bankar.

Ishte njoftuar se në takimin e bërë javën e kaluar në mes të ministrave të jashtëm të Francës, Gjermanisë, Rusisë, Anglisë dhe  Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherinit, është arritur një marrëveshje për formimin e një mekanizmi i cili përmban edhe kanalet e posaqme të pagesave për të lehtësuar tregtinë e përgjithshme me Iranin, duke përfshirë edhe gazin natyror. Në deklaratën e bërë pas takimit, ishte njoftuar se mekanizmi në fjalë do të ofrojë siguri për aktorët ekonomikë të cilët bëjnë tregti legjitime me Iranin dhe se palët do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë në këtë kuadër.



Burimi : Sputnik News