Zjarri në xhaminë e Detroitit dy herë në dy ditë

Publikuar në Tet. 5, 2018, 8:42 a.m.

Shoqatën Kur'ani dhe Sunneti në Van Dyke Avenue në Detroit të Miçiganit e zuri zjarri për herë të dytë brenda dy ditësh.

Zjarri i parë ndodhi të shtunën para ndërtesës dhe i dyti filloi në katin e dytë rreth orës 11:00. E diel, raportoi clickondetroit.com.

Shkaqet e zjarreve ende nuk janë identifikuar.

Të dy zjarret kanë filluar nga jashtë.

Hetimet vazhdojnë.

Ka pasur një rritje të sulmeve Islamofobike kundër xhamive të  muslimanëve, vende të adhurimit, në SHB, që nga fillimi i presidencës së Donald Trump.

Sipas një raporti të CNN-it , mesatarja është se 9 xhami janë sulmua çdo muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2017.



Burimi : IQNA