Shoigu: Rusia përfundoi dorëzimin e sistemeve S-300 në Siri

Publikuar në Tet. 7, 2018, 11:18 p.m.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu ka deklaruar se në kuadër të dërgimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-300, që synojnë rritjen e sigurisë së trupave ruse në Siri, qeverisë siriane i janë dërguar 49 pajisje.

Shoigu i cilli mbajti një fjalim në takimin e presidentit rus Vladimir Putin me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, njoftoi se është kompletuar dërgimi i 49 pajisjeve në Damask në kuadër të dërgimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-300, që synojnë rritjen e sigurisë së trupave ruse në Siri.

“Në përputhje me vendimin e Presidentit, ne kemi zbatuar një sërë aktivitetesh që synojnë forcimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në këtë vend, me qëllim rritjen e sigurisë së trupave ruse në Siri”, u shpreh Shoigu, duke vazhduar kështu:

‘JANË DHËNË SISTEMET E BETEJES ELEKTRONIKE’

“Kemi përfunduar shpërndarjen e sistemeve S-300. Janë përfunduar dërgimet e gjithsej 49 pajisjeve, të përbëra nga detektorë ndriçimi, sisteme të zbulimit kryesor, makina të kontrollit dhe 4 platforma të nisjes.”

Gjenerali rus njoftoi se dërgesat janë kompletuar një ditë më parë.

‘PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SISTEMIT TË KONTROLLIT DO TË PËRFUNDOJNË DERI ME 20 TETOR’

Shoigu njoftoi se punimet për ndërtimin e sistemit të unifikuar të kontrollit që do të përdoret për rrjetin e mbrojtjes ajrore në Siri, do të përfundojnë deri me 20 tetor:

“Sa i përket sistemit të unifikuar të kontrollit të të gjithë rrjetit të mbrojtjes ajrore, ne kemi filluar shpërndarjen e këtij sistemi dhe do të kryejmë të gjithë punën deri më 20 tetor, duke përfshirë përgatitjen dhe trajnimin e ekipeve dhe lidhjen me rrjetin.”

‘TRAJNIMI I USHTARËVE SIRIAN PËR SISTEMET S-300 DO TË PËRFUNDOJ BRENDA 3 MUAJVE’

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë vuri në dukje se brenda 3 muajve, ushtarët sirian do të trajnohen për të përdorur sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të dorëzuara në Siri.

Pyetjes së presidentit rus Vladimir Putin se sa do të zgjasin trajnimet e ushtarëve sirian për përdorimin e sistemeve S-300, gjenerali rus ishte përgjigjur me “tre muaj”, duke shtuar se kanë përfunduar punimet për zgjedhjen e personelit të nevojshëm dhe ekspertëve dhe se ka filluar trajnimi i këtyre personave.