Danimarka akuzon kritikat ndaj NATO-s

Publikuar në Tet. 11, 2018, 11:51 p.m.

Ministria e Drejtësisë e Danimarkës ka përgatitur një projekt ligj i cili do të akuzoj kritikat që bëhen ndaj NATO-s. Sipas këtij projekt ligji, do të dënohen ata të cilët ndajnë lajme apo shkrime kritikuese të cilat “dëmtojnë përceptimin e përgjithshëm për NATO-n”.

Sipas raportit të Arbejderen, si kusht i dënimit tregohet të jetë “me burim nga shërbimi i inteligjencës së huaj”. Nuk është e qartë se si do të përcaktohet elementi i krimit.

Qeveria e Danimarkës ka thënë se “është rritur kërcënimi i jashtëm” për shkak të “kërcënimit të Rusisë” dhe këtë e tregon si një justifikim kundër kritikave ndaj NATO-s.

VESTEERGARD: KRIJON MOSBESIM NË DREJTËSI

Është thënë se boshllëqet në përcaktimin dhe shtrirjen e elementit kriminal mund të çojnë në probleme në zbatimin.

Profesori i drejtësisë nga Universiteti i Kopenhagës, Jørn Vesteergard kundërshton këtë ligj, duke deklaruar se ai do të krijojë mosbesim në drejtësi dhe do të ketë vështirësi në zbatimin e tij.

Projektligji synon të parandalojë kritikat ndaj NATO-s në mediat sociale, duke përfshirë Facebook dhe Twitter.



Burimi : Sputnik News