Plasaritje në dinastinë Saud të Arabisë

nga Patrick Cockburn | Publikuar në Tet. 16, 2018, 1:01 a.m.

Gjatë 50 viteve të kaluara, kritikët shpesh  kanë paraparë rrënjën e shtëpisë Saude apo kanë theksuar brishtësinë e qeverisjes së tyre. Këto theksime gjithnjë janë treguar të gabuara për shkak se monarkia saudite ka gëzuar të ardhura të pafundme nga nafta, ka pas mbështetjen  e plotë të SHBA-ve dhe është shmangur konfrontimeve të drejtpërdrejta  në krizat e Lindjes së Afërt.

Forcat saudite dhe dobësitë e tyre ishin  një kohë të gjatë çështje debati, por dobësia e Mbretërisë rallë ka qenë në atë masë e shprehur sikurse  të martën e kaluar kur janë përputhur dy raste të ndryshme. Para takimit në Misisipi, presidenti Trump në mënyrë brutale dhe pa kualifikim ka deklaruar se monarkia saudite varet nga mbështetja amerikane dhe se duhet të paguajë çmimin për këtë.

Referenca përbuzëse e Trumpit për jostabilitetin e Arabisë Saudite ka marrë rëndësi më të madhe me ngjarjen e dytë dramatike i cili ka ndodhur 6000 km larg, në Stamboll. Gazetari i shquar saudit  dhe kritiku i qeverisë së vendit të vet, Xhemal Khashogi, nuk ka arrit të dalë nga konsullata e Arabisë Saudite, në të cilin ka hyrë me marrë dokumente lidhur me kurorëzimin e ardhshëm të tij.

Prej se ka hyrë në konsullatë, Khashogi nuk është parë. Autoritetet turke pa dyshim janë të gëzuar që ju dha mundësia të prezantohen si mbrojtës të lirisë gazetareske, thonë se ai është vrarë brenda në konsullatë. Autoritetet saudite theksojnë se ai e ka lëshuar ndërtesën, edhe pse kamerat nuk tregojnë se ai ka dal në këmbë, dhe në rast se ka dalë, ka dalë në makinën diplomatike, ndoshta në valixhe. E fejuara e Khashogit  gjatë gjithë kohës ishte në pritje para konsullatës.

Më së miri çfarë mund të ndodh është se eksplodimi i kritikës ndërkombëtare lidhur me incidentin mund të  sjell gjer te paraqitja e sërishme e Khashogit, duke mohuar se ka qenë i burgosur. Kështu ka qenë përvoja bizare e kryeministrit libanez Saad Haririt në nëntor të vitit të kaluar, kur humbi gjatë vizitës në Riad dhe dha dorëheqje në televizion para se të paraqitet prapë  duke iu falënderuar presionit të qeverisë franceze. Fati i Khashogit pa marr parasysh presionin,  mban porosi të rëndësishme për Arabinë Saudite të tanishme. Në rast se dhunshëm është burgosur apo vrarë, si thotë qeveria turke, atëherë ky është akt shkatërrimtar Saudit. Kjo e ngrit atë nga gazetari i thjeshtë i cili e mërzit qeverinë në statusin e personalitetit të famshëm  e cila është e mbuluar me velon misterioze të zhdukjes së tij dhe kjo vetëm se e përjetëson atë dhe punën  e tij.

Zhdukja e Khashogit ka krijuar publicitet negativ për Arabinë Saudite dhe trashëgimtarin e fronit Muhamed bin Selmanit. Fakti shkatërrues për opinionin është se ngjarjet e rënda sikurse që është lufta në Jemen, e cila ka sjell pesë milion fëmijë buzë  urisë, nuk kanë arrit të vijnë në ballinat e medieve botërore. Masakra është e madhe, ndërsa vendi është shumë larg dhe është i mbuluara shumë pak  nga mediat për të ditur se çfarë mizoritë janë duke ndodhur atje.

Diç më thjeshtë,  zhdukja e kritikut të qeverisë saudite gjersa e fejuara e tij ishte duke e pritur në rrugë, shumë lehtë lë të kuptohet dhe të reagohet për të. Shpesh, zhdukja e gazetarit ka qëllim të thjeshtë që të frikësojë të tjerët. “Le të na urrejnë dot gjersa na frikësohen”, është poenta e ashpër e kësaj.

Por, princi trashëgimtar i fronit Muhamed bin Selmani ka shpresuar imazhit pozitiv në mediat ndërkombëtare dhe pritjet e tij shpesh janë realizuar. Shikoni pjesën e artikullit nga New York Timesit të kolumnistit Thomas L. Friedman nga nëntori i vitit të kaluar pas katër orë të kaluara me bin Selmanin: “Jemi takuar në pallatin e tij familjar në Ouji, në veri të Riadit”, shkruan ai. Ai e përshkruan Arabinë Saudite sikurse të kalojë ajo nëpër versionin e saj të Pranverës Arabe e cila “ nuk do të ndryshojë vetëm karakterin e Arabisë Saudite, por zërin e Islamit gjatë gjithë botës. Vetëm budalla do të mund të prognozojë rezultatin e saktë të kësaj iniciative – por vetëm budalla nuk do të dëshironte që kjo edhe të realizohej”.

Khashogi ishte njëri prej atyre “ budallave” të cilët shprehnin kritikën ndaj saj. Sipas raportit të Friedmanit për opinionin publik të Arabisë Saudite, Khashogi ishte një zë i vetmuar pasi që “asnjë saudit me të cilin kam biseduar gjatë tri ditëve nuk ka treguar gjë tjetër përveç se mbështetjet së fuqishme për këtë luftë kundër korrupsionit”. Por sqarimi më logjik do të ishte se askush nuk guxon të kundërshtojë pasi që do të përfundojë me probleme-sikurse ekonomisti saudit Essam al Zamel i akuzuar për terrorizëm dhe tradhti.

Raportet kritike gazetareske për Arabinë Saudite ndoshta nuk do të jenë më të ralla në të ardhme pas zhdukjes së Khashogit. Disa ithtarë shumëvjeçar të këtij regjimi veç po e braktisin anijen. Njëri nga ta, Elliot Abrams thekson se “qeveria e Arabisë Saudite po mban Khashogin në ndërtesën e konsullatës apo e ka transferuar në Arabinë Saudite”.  Ai ka paralajmëruar se reputacioni i qeverisë së tanishme të Arabisë Saudite mund “të jetë i dëmtuar pa masë”.

Reformat ekonomike të propozuara në Arabinë Saudite gjithmonë dukeshin si mendime joreale. Skepticizmi i thellë është qasja e drejtë për ndryshimet radikale të mbështetura nga ana e qeverisë në cilin do vend i cili varet nga të ardhurat e naftës dhe resurseve tjera natyrore. Fushata anti korruptuese thjeshtë ka rishpërnndarë plaçkën bandës së re të grabitqarëve mirë të ndërlidhur. Shumica e banorëve është mësuar me fitimin e punëve të paguara mirë të sponsorëve në këmbim të pak ose aspak punëve. Industria e vendit dhe bujqësi nuk mund të garojnë në rast se nuk janë subvencionuar mjaftueshëm, Sistemi është tepër i përshtatshëm për korrupsionin e madh: kundërshtimi korrupsionit dhe sponsorizimit po merr gishtin lart gjersa nuk inkuadron asnjë viktimë personale.

Problemet ekonomike saudite janë serioze, por jo edhe katastrofale. Destabilizimi më i rrezikshëm për Mbretërinë është shkalla në të cilin Arabia Saudite padyshim funksionon jashtë fuqisë së saj reale në rajon, pasi që politika e saj e jashtme aventureske në tri vite të fundit ka dështuar tërësisht.

Lista e mossukseseve është impresive: bombardimi saudit i Jemenit nga marsi i vitit 2015 nuk ka sjell humbje forcave rebele Huthi,  por ka shkaktuar urinë e skajshme dhe katastrofë totale popullatës jemenase, ndihma e  fuqishme për opozitën siriane të armatosur ka shkaktuar intervenimin ushtarak rus de ka sjell presidentin Bashar al Asadin një hap më afër fitores së tij në Siri, armiqësia me Katarin i ka dobësuar  tej mase të gjitha monarkitë arabe të Gjirit, ndërsa konfrontimi me Iranin është konflikt i cili kurrë nuk mund të fitohet.



Burimi : ePogledi