Ndryshohet emri i rrugës ku gjendet ambasada amerikane: Malcolm X

Publikuar në Tet. 16, 2018, 1:20 a.m.

Rrugës ku gjendet ambasada e re amerikane e ndërtuar në Çukurambar i është dhënë emri i politikanit amerikan musliman dhe aktivistit të të drejtave të njeriut, Malcolm X.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Komuna e Ankarasë, u njoftua se në mbledhjen e Kuvendit të kryesuar nga Zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal Nail Çimen, janë diskutuar shumë çështje, ndër to edhe quajtja e një rruge në Çankaya “Rruga Malcolm X”.

Në deklaratë u tha kështu:

“Është pranuar në mënyrë unanime që Rruga.  1478 që ndodhet në lagjen Çukurambar të Çankaya-së të quhet ‘Rruga Malcolm X’.

Rrugës. 1478 ku gjendet ambasada e re amerikane e ndërtuar në Çukurambar do t’i jepet emri i politikanit amerikan musliman dhe aktivistit të të drejtave të njeriut, Malcolm X, për të cilin presidenti Regjep Taip Erdogan kishte thënë se ‘Do t’a jetësojmë emrin e tij në Ankara’.”



Burimi : Sputnik News