Një grua palestineze humb jetën si pasojë e sulmeve me gurë të kolonëve hebrenjë

Publikuar në Tet. 16, 2018, 1:33 a.m.

Kolonët hebrenjë kanë vrarë një grua palestineze 45 vjeçare dhe kanë plagosur bashkëshortin e saj në një sulm me gurë në jug të Nablusit.

Në Bregun Perëndimor të okupuar, një 45-vjeçar palestinez Aisha Muhammad Radi e humbi jetën si rezultat i një sulmi me gurë nga një grup kolonësh hebre në jug të Nablusit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet në rajon, të premtën mbrëma, kolonët hebrenjë izraelit kanë vrarë një grua palestineze duke hedhur gurë.

Është raportuar se si pasojë e këtij sulmi me gurë është plagosur edhe bashkëshorti i Radi-t.

Po ashtu, në një deklaratë të bërë nga Shoqata e Gjysëmhënës së Kuqe të Palestinës,  u raportua se gruaja në fjalë u lëndua rëndë në kokë për shkak të goditjeve me gurë në sulmin e bërë në afërsi të pikës së sigurisë Havvara dhe se pavarësisht intervenimit nga ekipet mjekësore, ajo nuk ka mundur të shpëtoj.



Burimi : Sputnik News