Sisi: Ihvani nuk do të ketë asnjë rol përderisa unë jam në pushtet

Publikuar në Tet. 16, 2018, 10:42 p.m.

Presidenti egjiptian Abdulfettah Sisi u shpeh se Ihvani nuk do të ketë asnjë rol në Egjipt përderisa ai është në pushtet.

Duke folur për gazetën e Kuvajtit, Esh Shahid, Sisi u shpreh se populli egjiptian nuk do ta pranoj kthimin e Ihvanit në pushtet, duke shtuar se: “Për sa kohë që unë jam në pushtet, Ihvani nuk do të ketë asnjë rol.”

‘PRANVERA ARABE E CILA ERDHI NGA ZBATIME TË GABUARA, U ZBATUA NË MËNYRË TË GABUAR’

Sisi u shpreh se: “E ashtuquajtura Panvera Arabe erdhi për shkak të zbatimeve të gabuara dhe u zbatua në një mënyrë të gabuar.”

Pas largimit nga detyra me grusht ushtarak me 3 korrik 2013 të presidentit të parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demoktratike, Muhamed Mursit, Sisi i cili në atë kohë ka qenë ministër i mbrojtjes, në deklaratat e bëra në shumë vende kishte thënë se vendimi për dialog me Ihvanin ishte në duart e popullit.

Me vendimin e marr në dhjetor të vitit 2013, qeveria e Egjiptit e shpalli Ihvanin si organizatë terroriste dhe konfiskoi pasuritë e stafit udhëheqës. Kurse Ihvani refuzoi akuzat e qeverisë për terrorizëm, duke theksuar se rruga që ata ndjekin është paqësore. Duke refuzuar qeverinë e Sisit, Ihvani thotë se do të kthehet përsëri në pushtet me vullnetin e popullit, ndërsa mbështetësit e Sisit thonë se kjo nuk është realiste.

Sisi i cili në vitit 2014 ka qenë president, filloi mandatin e tij katërvjeçar si mandatin e dytë dhe të fundit të presidencës në muajin qershor.



Burimi : Sputnik News