Dijetarët shiit dhe sunitë u takuan në Qerbela

Publikuar në Tet. 16, 2018, 11:13 p.m.

Dijetarët  islamikë nga e gjithë bota u takuan në Qerbela për të diskutuar në lidhje me radikalizmin fetar dhe atë sektar.

Dijetarët fetar dhe gazetarët të cilët morrën pjesë në konferencën e Qerbelasë diskutuan në lidhje me lajmet e mediave perëndimore ndaj botës islame.

Fjalimin hyrës të konferencës e bëri përfaqësuesi i  Ayetullah Ali Sistanit, sheiku Abdulmehdi Karbalai dhe konferenca zgjati dy ditë.

Në fjalimin e mbajtur në konferencë, sheikh Karbalai vuri në dukje se shiitët dhe sunitët kanë luftuar së bashku kundër organizatës terroriste ISIS.

Sheikh Karbalai u shpreh kështu: “Të gjithë irakianët shiit dhe sunitë u bashkuan dhe luftuan së bashku kundër organizatës terroriste ISIS dhe  ata të gjithë triumfuan së bashku.”

Në konferencë u vu në dukje edhe roli i Hashdi Shabit.

Në këtë konferencë u vu në dukje se irakianët shiit dhe sunitë iu bashkuan Hashdi Shabit për të luftuar kundër ISIS-it.

 Në konferencë u arrit një pajtim për rëndësinë e një lufte efektive me mediat perëndimore, të cilat synojnë të përçajnë botën myslimane.

Ndër folësit në konferencë ishte edhe sheik Muhammed El Nuri nga dijetarët sunitë të Irakut.

Dijetari sunitë, sheik Muhammed El Nuri u shpreh se shtypi perëndimorë ka transmetuar lajme të rreme për luftën kundër ISIS-it në Irak si dhe lavdëroi rolin e Hashdi Shabit në luftën kundër ISIS-it.

Sheik El Nuri u shpreh se gënjejnë ata të cilët thonë se sekti i Hashdi Shabit është një ristrukturim, duke shtuar se është gënjeshtër nëse thuhet se populli irakian është sektar.

Në fjalimin e tij, dijetari sunitë El Nuri u shpreh kështu:

“Ishte perzier gjaku i fëmijëve të Qerbelasë dhe bijëve të Falluxhës.  Fitorja u arrit nga ky gjak që të gjithë derdhëm.”

Sheik El Nuri rikujtoi se qyteti i Falluxhes ka qenë në duart e ISIS-it në vitin 2014 dhe se ushtria irakiane dhe Hashdi Shabi e shpëtuan atë nga pushtimi përmes një operacioni të përbashkët.



Burimi : Tasnim News Agency