Zgjidhja e rastit të Khashoggit është një çështje e vështirë

Publikuar në Tet. 19, 2018, 5:06 p.m.

Khashoggi ishte një shkrimtar i cili shkaktoi shkatërrimin e jetës së shumë njerëzve.  Është më të vërtet kënaqësi të shohësh këta njerëz duke e lënduar njëri tjetrin. Por në të njejtën kohë konflikti është edhe i rrezikshëm.

Faqja Amerikan Moon of Alabama* ka dhënë një analizë të gjithanshme në lidhje me zhdukjen apo vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggit.

Negociatat për rastin e Khashoggit do të jenë jashtëzakonisht të vështira. Aktorët kryesorë janë njerëz kokëfortë dhe të rrezikshëm. Çështja mund të përshkallëzohet me lehtësi.

Perandoria Osmane kishte udhëhequr shumë vende të botës arabe. Erdogan dëshiron të bëhet sulltani i ri osman dhe të fitoj sërish këtë pozicion historik për Turqinë.

Rival kryesorë në këtë rrugë janë sauditët. Përderisa sauditët kanë pasuri të madhe dhe janë aleatë strategjik me Izraelin dhe SHBA-në, Turqia nën udhëheqjen e Erdoganit është pothuajse e izoluar.

Njëra anë e elementit fetar-politik të këtij konflikti përfaqësohet nga Vëllazëria Muslimane (Ihvan), ndërsa islamistët ‘demokratik’ anëtarë të Erdoganit si dhe palët tjera, përfaqësohen nga absolutistët vehabist.

Ky konflikt historik ka më shumë pamje taktike. Në ndërprerjen e marrëdhënieve të sauditëve me Katarin, Turqia ishte ajo e cila dërgoi ushtrinë për të penguar pushtimin saudit ndaj këtij vendi të vogël e të pasur.

Kjo ja siguroi Erdoganit mbështetjen financiare e cila i nevojitej shumë. Në këmbim, sauditët ofruan 100 milion dollarë për të mbështetur YPG/PKK-në të cilat SHBA-ja i përdori për të pushtuar verilindjen e Sirisë.

Këto grupe kurde po vënë brenda Turqisë luftën partizane dhe përbëjnë kërcënim për unitetin e vendit.

Sundimtari saudit me ndikim Princi i Kurorës, Muhamed bin Salman, bëri një gabim të madh kur dha urdhër për grabitjen (apo vrasjen) e gazetarit saudit Khashoggi në Stamboll.

Ky operacion i dha një mundësi Erdoganit për t’iu bërë me dije sauditëve kufirin e tyre.

Por ai ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së për të arritur këtë. Ai shpreson se lirimi i priftit amerikan (dhe anëtarit të CIA-së), Andrew Brunson brenda një kohe të shkurtër, mund të blej “qëllimet e mira” të Trumpit.

Por Trump e ndërtoi politikën e tij në Lindjen e Mesme mbi marrëdhëniet me sauditët. Dhe duhet të gjenden disa zgjidhje.

Khashoggi është një ‘gazetar’ i cili punonte për shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Nga përpiluesit e hershëm të Ihvanit.

“Interesat intelektuale të Khashoggit ishin formuar gjatë edukimit të tij në Shtetet e Bashkuara në të 20-at e tij dhe ai ishte një anëtar i pasionuar i Ihvanit. Ihvan ishte një vëllazëri e fshehtë nëntokësore që donte ta pastronte botën arabe nga korrupsioni dhe sundimi autokratik që ata e konsideronin si trashëgimi të kolonializmit perëndimor.

Khashoggi ka ndihmuar projektin SHBA / Arabi Saudite / Pakistan për të destabilizuar Afganistanin. Ai u njoftua me bin Ladenin në Afganistan dhe Sudan dhe e intervistoi atë. Dhe ai i cili në fotografi shihet me RPG, është mu Khashoggi.

Khashoggi hyri në patronazhin e Turki Faisal al Saud i cili për një kohë të gjatë kishte qenë në krye të inteligjencës saudite. Mori pjesë në shumë ‘projekte’ në Afganistan, Sudan dhe Algjeri. Turki e kishte ndjekur atë si një ‘konsultues medial’.

Gjatë Pranverës Arabe, Jamal Khashoggi kishte mbështetur Ihvanin. Kjo ishte në përputhje me programin e mbështetur nga Hillary Clinton / Barack Obama për përhapjen e ndryshimeve të regjimit në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

Pas rënies së presidentit Mubarak dhe pasi Ihvani i fitoi zgjedhjet në Egjipt, sundimtarët saudit druheshin se tashmë atye iu ka ardhur rradha. Ata filluan të mbështesin kundërrevolucionin në Egjipt dhe në vende të tjera. Pasi kishte humbur patronazhin e tij, Khashoggi vendosi të largohet nga Arabia Saudite:

Miqtë e tij e ndihmuan Khashoggin për të marrë leje të përhershme qëndrimi në SHBA.

Redaktori neo-konservator i Washington Post, Fred Hiatt e mori atë në punë. Wahington Post hapi kolona për shkrime në anglisht dhe arabisht kundër sundimtarëve saudit.

Khashoggi kishte nisur një sërë projektesh për ‘revolucionin me ngjyra’ nën kontrollin e CIA-së në Arabinë Saudite.

Si një shkrimtar dhe komentator produktiv, Jamal Khashoggi punoi në qetësi me  intelektualët, reformistët dhe islamistët për të krijuar një grup të quajtur ‘Demokracia Tani’ për Botën Arabe. Ai donte të krijonte një organizatë vëzhguese të medias për t’u marr me lirinë e shtypit.

Ai planifikonte të transmetonte lajmet ndërkombëtare në arabisht në një faqe interneti të fokusuar drejt ekonomisë dhe të barte lajmet dëshpëruese tek një popull i etur për të marrë lajme, e jo propagnada.

Një pjesë e qasjes së Khashoggit përfshinte islamistët politikë, të cilët mendonin se kishin vend në ndërtimin e demokracisë.

Një mik tjetër i tij, Haled Saffuri tha se Khashoggi kishte bashkuar grupin e mbrojtjes demoktratike, pra DAWN-in në DELAWERE në muajin janar.

Një tjerër mik i tij, aktivist palestinez-britanik dhe prezantues televiziv, Azzam Tamimi tha se ky projekt pritet të hapet për gazetarët dhe lobin e ndryshimit, i cili përfaqëson si islamistët ashtu edhe liberalët.

Tamimi shtoi se ai dhe Khashoggi kishin krijuar një projekt të ngjashëm pro-demokraci në vitin 1992 kur ata u takuan së pari.

Ky projekt në Algjeri u quajt “Miqtë e Demokracisë”, kur pas fitorës së sondazheve, islamistët bllokuan qeverinë.

Khashoggi ka miq të panumërt në Uashington. Gazetarët aktual e konsiderojnë atë si një prej tyre. Ashtu si ata, Khashoggi nuk e meriton një vdekje kaq të tmerrshme.

Ashtu si neoliberalët, edhe neokonservatorët pëlqenin ndryshimin e regjimit, mbështetjen e Pranverës Arabe si dhe përpjekjet kundër Arabisë Saudite. Shumë njerëz në Kongres e njohin atë personalisht.

Tani ata kanë aktivizuar procedurat globale të ligjit për të drejtat e njeriut të Magnitsky, të cilat mund të çojnë në sanksione në të ardhmen. Mediat, bankat dhe personalitetet e mirënjohura u tërhoqën nga konferenca financiare tre-ditore në Riad, e njohur si ‘Davos-i në shkretëtirë’.

Trump është nën presion ‘për të bërë diqka’ dhe për të dënuar sauditët, veçanërisht Muhamed bin Selmanin.

Por politika e Trumpit për Lindjen e Mesme është e bazuar tek Arabia Saudite dhe personalisht, tek Muhamed bin Selman.

Dhëndrri i Trumpit, Jared Kushner ndërtoi ‘planin e paqes’ për Netanjahun me miratimin e Arabisë Saudite. Sanksionet ndaj Iranit mund të vazhdojnë vetëm nëse nafta e sauditëve pëson humbje nga prodhimi i Iranit. Programit të Trump-it ‘për të bërë përsëri Amerikën e madhe’ i nevojitet kërkesa e sauditëve për armët amerikane.

Ai gjithashtu ka nevojë për sauditët për të shmangur humbjen përfundimtare në Afganistan. E fundit, por edhe e rëndësishme, Trump do të njohë çështjen Khashoggi si pjesë e fushatës anti-Trump.

Ish-drejtori i CIA-s, Brennan po bënë lob për të përmbytur Muhamed bin Selmanin përmes këtij rasti anti-Trump.

Si dikush që ka bashkëpunuar ngushtë me sauditët për shumë vite dhe ka punuar si zyrtar amerikan për pesë vjet në Arabinë Saudite, jam i bindur se nëse është kryer një operacion i tillë në mision diplomatik saudit ndaj një gazetari të tillë të profilit të lartë i cili ka punuar për një gazetë amerikane; kjo ka kërkuar miratimin e drejtpërdrejt të udhëheqësisë më të lartë të Arabisë Saudite - princit të kurorës.

Kam besim të plotë se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë aftësi të zbulojnë se çfarë ka ndodhur me Khashoggin.

Nëse vdekja e tij është kryer nga qeveria saudite, kjo vdekje nuk mund të mbetet pa përgjigje – nga qeveria e Trumpit, nga Kongresi, ose nga komuniteti botëror.

Ajo që është ideale, është që mbreti Selman të ndërmerrë një hap urgjent për përgjegjësit; por nëse ai nuk ka dëshirën apo kapacitetin për ta bërë këtë, atëherë duhet të veprojë SHBA-ja.

Kjo përmban sanksione të mënjehershme që do të përfshijnë të gjithë sauditët; Ndaljen e shitjeve ushtarake të Amerikës në Arabinë Saudite, pezullimin e të gjitha koordinimeve të inteligjencës me shërbimet e sigurimit saudit dhe një projektligj të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili dënon vrasjet.

Sauditët e dinë se çfarë po vjen dhe nuk janë të pambrojtur. Në përgjigje të kërcënimit të sanksioneve, ata lëshuan një deklaratë ‘s…’ dhe kërcënuan hapur se çdo iniciativë e sanksioneve do të kundërshtohet me 30 masa të rënda:

Rijadi është kryeqyteti i naftës dhe prekja e tij ndikon në prodhimin e naftës, më shumë se në çdo prodhim tjetër jetësor. Ajo shkakton ndërprerjn e prodhimin të 7.5 milion fuçive të Arabisë Saudite.

Nëse presidenti Donald Trump zemërohet nga fakti se çmimi i naftës arrin në 80 dollarë, askush nuk duhet t’a shoh si të pamundur që ky çmim mund të rritet në 100 dollarë, 200 dollarë apo edhe dy herë më shumë.

Fuçia e naftës mund të çmohet me një monedhë të ndryshme nga dollari, për shembull, me juanin kinez. Dhe nafta është malli më i rëndësishëm i tregtuar sot me dollarin.

E gjithë kjo do ta vendosë Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën myslimane në krahët e Iranit, i cili do të jetë më pranë Riadit sesa Uashingtonit.

Gjithshtu do t’a privojë SHBA-në nga tregu saudit, një nga 20 ekonomitë më të mëdha në botë.

Sipas burimeve saudite, këto janë pjesë e më shumë se 30 procedurave të thjeshta të cilat Riadi do t’i zbatojë drejtpërdrejt në qoftë se vendosen sanksione.

E vërteta është se nëse Uashingtoni zbaton sanksione mbi Riadin, ai do të vrasë ekonominë e vet edhe nëse mendon se po godet Riadin.

Masat gjithashtu mund të shkaktojnë dëme serioze për Arabinë Saudite. Këtë e tregon edhe rënia e mprehtë e këmbimeve të Arabisë Saudite.

Dollari amerikan bazohet në traktatin e fshehtë në vitin 1974, i cili e bëri petro-dollarin saudit një 'burim’ për thesarin amerikan.

Tani Mekka dhe Medina mund t’i kthehen hashemitëve të cilët qeverisin në Jordani dhe bregdeti i Gjirit ku gjendet nafta dhe industria e naftës dhe në të cilin jetojnë shumë shiit, mund të bëhet një shtet i ndarë.

Jemeni mund të rifitojë rajonet e saj veriore. Planet në lidhje me këtë janë bërë që një kohë të gjatë.

Duhet gjetur disa zgjidhje. Më e lehta është të dëbohet djali i mbretit Selman dhe Muhammed bin Nayef të bëhet përsëri princi i parë i kurorës.

Pra të përmbyset Muhamed bin Selman si princ i kurorës. Nayef është njeri i CIA-së. Por nëse Selmani nuk dëshiron ose nuk mund ta bëjë këtë, duhet të ketë një justifikim për atë që po ndodh me Khashoggin.

Sauditët donin që Erdogan të pranoj 'komisionin e përbashkët' për Khashoggin. Kjo ishte një kërkesë për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Sipas aty që janë thënë, u propozua një "kompensim hyrës" prej 5 miliardë dollarësh.

Mbreti saudit dërgoi në Ankara princin Khalid bin Faisal Al-Saud për të arritur marrëveshjen. ‘Treshja e BE-së’, Gjermania, Franca dhe Britania paralajmëruan të gjitha palët që të përdorin këtë mekanizëm.

Procesi i mbylljes së rastit, është i hapur nëse dëshirojnë të gjitha palët:

Në deklaratat e tij, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan nuk i akuzoi sauditët drejtëpërsëdrejti.

Qëndrimin e tillë të Erdoganit, zyrtart turq e sqaruan me faktin se Uashingtoni do t’i detyroj sauditët të pranojnë atë që po ndodh me Khashoggin.

Disa nga aleatët sauditë në Uashington thonë se presioni nga Shtetet e Bashkuara mund ta detyrojë mbretërinë të zbulojë diçka për fatin e Khashoggit.

Edhe nëse versioni i ripërtërirë e mbron nga përgjegjësia princin e kurorës Muhamed bin Selman i cili drejton politikat ditore të mbretërisë…

Disa anëtarë të shtetit saudit mund të pranojnë vrasjen e Khashoggit. Muhamed bin Selman mohon se ka njohuri. Por 15 njerzit e tij më të besueshëm janë parë në Stamboll dhe po dënohen. Dhe si do të reagojnë pjesa tjetër e mbrojtjeve të tyre për këtë?

Problemi kryesor është se të gjitha palët, Erdogan dhe Muhamed bin Selman janë shumë inatçor. Të dy këta njerëz e shohin çështjen shumë më të madhe se rasti i Khashoggit.

Historia e këtij konflikti ka aspekte strategjike dhe shumë personale. Dhe kjo e bën të vështirë gjetjen e një marrëveshjeje.

Erdogan e di se Muhamed bin Selman ka qenë shumë me fat që e ka zbatuar këtë veprim marrëzor pranë shërbimit të fshehtë.

Kjo i jep atij mundësinë për të coptuar sauditët. Gradualisht do të dalin dëshmi të reja për të shtuar reagimet në lidhje me rastin dhe presionin ndaj Arabisë Saudite.

Në anën tjetër, Muhamed bin Selman do të bëjë çmos për të ruajtur pozicionin e tij. Mund të bëhet fjalë për ‘largim nga një vdekje e papritur’ nëse babai i tij vendos t’a dëboj atë.

Khashoggi përbënte një rrezik të qartë. Muhamed bin Selman ndoshta mendon se e ka bërë gjënë e duhur dhe se nuk meriton asnjë kritik.

Si do qoftë, rrëmbimi i njeriut dhe nëse është e nevojshme, vrasja e kundërshtarëve në vendet e huaja është një politikë saudite që ka ekzistuar për një kohë të gjatë.

Muhamed bin Selman ka një aleat të fuqishëm i cili do ta ndihmoj atë që ta zvogëloj presionin e Trumpit ‘për të bërë diqka’ si dhe zhurmët në Kongres.

Sionistët janë dorëzuar tashmë në interesat e ndihmës ndaj Muhamed bin Selmanit.

Khashoggi dhe çështja hebrenje (artikulli i Herb Keinon i 12 tetor-it në Jerusalem Post)

Nënkryetari i Institutit të Jerusalemit për Studime Strategjike dhe ish nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Eran Lerman u shpreh kështu: “Nuk është në interesin tonë të shohim se statusi i qeverisë saudite në Uashington është dobësuar.”

Lerman nxorri një skenar i cili do të sillte organizatat politike hebraike të Uashingtonit, siq është Komiteti Amerikan Hebre, dikur i kryesuar nga zyra izraelite, në Capitol Hill dhe do të afronte të dy vendet mes veti.

Askush nga aktorët kryesor në këtë dramë gjeopolitike nuk meriton mëshirë… Trump dhe Muhamed bin Selman janë hajdut. (Emri i presidentit në këtë fjali është hequr. YDH)

Khashoggi ishte një shkrimtar i cili shkaktoi shkatërrimin e jetës së shumë njerëzve.  Është më të vërtet kënaqësi të shohësh këta njerëz duke e lënduar njëri tjetrin.

Por në të njejtë kohë konflikti është edhe i rrezikshëm. Për disa njerëz ai mund të kthehet në diqka shumë më të madhe e cila do të ishte e dhimbshme për ta.

Për fat të keq, duket se nuk ka njeri që mund të ketë kuptim për këta njerëz me të cilët po flasin dhe mund t'i inkurajojë ata që të varrosin këtë rast.

Ndërsa mendoj se rasti do të zgjidhet herët a vonë, tani pres që dëmet sekondare të konfliktit të vazhdojnë të akumulohen për javë ose muaj.

*Moon of Alabama është një blog amerikan opozitar i krahut të majtë i cili diskuton çështjet politike, ekonomike dhe filozofike.

Artikulli është i një blogeri të njohur me emrin ‘Billmon’ dhe i cili ka qenë me ndikim që nga pushtimi amerikan ndaj Irakut.

Emri i faqes vjen nga teksti i shkruar nga Bertold Brechtit ‘Alabama Song’.



Burimi : Yakın Doğu Haber