Liberman: Hamasi e transformoi Marshin e Madh të Kthimit në armë strategjike

Publikuar në Tet. 19, 2018, 11:36 p.m.

Ministri i Mbrojtjes i regjimit sionist tha se Lëvizja e Hamasit ka arritur të kthej tubimet e veta përsëri në armë strategjike.

Në një intervistë të dhënë për gazetën Yediot Ahronot, Ministri i Mbrojtjes i regjimit sionist, Avigdor Liberman tha se për të hequr plotësisht bllokadën e Gazës , Hamasi do të vazhdojë tubimet deri sa të arrihet një marrëveshje në çështjen e shkëmbimit të robërve dhe dorëzimit të armëve dhe u shpreh se një gjë e tillë është e pamundur.

Liberman vazhdoi duke thënë se: “Para se të hyjmë në luftë, së pari duhet të përdorim të gjitha opsionet e tjera, sepse nëse i dërgojmë ushtarët tanë në fushën e betejës, një pjesë e tyre nuk do të kthehen në shtëpi.”

Ministri sionist i mbrojtjes: “Muaj më vonë, ne arritëm në pikën që nevojitej për t’i dhënë Hamasit dëmin më të rëndë të mundshëm.”

Ditën e premte me 30 mars, palestinezët në Rripit e Gazës kishin filluar aktivitetet paqësore të Marshit të Madh të Kthimit në përvjetorin e Ditës së Tokës. Në këtë marsh njerëzit po përpiqen të theksojnë pikën 11 të vendimit 194 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili flet për të drejtën e refugjatëve palestinez të kthehen në atdheun e tyre.

Që nga fillimi i protestave të Marshit të Madh të Kthimit  e deri më tani, më shumë 204 civil palestinez kanë humbur jetën, ndërkaq 20.000 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat e armatosura sioniste.



Burimi : Tasnim News Agency