Evropianët nuk besojnë se mediat raportojnë në mënyrë të paanshme zhvillimet në lidhje me Rusinë

Publikuar në Tet. 25, 2018, 4:35 p.m.

 Sipas një hulumtimi është vënë në dukje se një pjesë e konsiderushme e popullit evropian mendojnë se mediat raportojnë në mënyrë të një anshme zhvillimet në lidhje me Rusinë.

53 për qind e francezëve, 50 për qind e gjermanëve, 47 për qind e anglezëve dhe 43 për qind e amerikanëve të cilët morën pjesë në hulumtimin e kryer nga kompania franceze Ifop, kanë thënë se nuk besojnë në paanshmërinë e mediave në lajmet në lidhje me Rusinë.

Në anën tjetër, u vu në dukjse se përqindja e besimit në këto media është shumë më e ulët. Vetëm një nga katër francezë, një nga tre anglezë dhe 39 për qind e gjermanëve dhe amerikanëve ndan mendimin se kompanitë transmetuese të cilat veprojnë në vendet e tyre veprojnë në mënyrë të paanshme në lidhje me Rusinë.

Gjithsej 4033 njerëz mbi moshën 18 vjeç morën pjesë në hulumtimin e kryer për Sputnik nga kompania Ifop në Francë, Angli, Gjermani dhe SHBA, nga 9 deri më 20 gusht 2018.

Në hulumtimin e kryer duke marrë parasysh shpërndarjen e popullsisë sipas gjinisë, grupmoshës dhe gjeografisë, margjina maksimale e gabimit për të dhënat në të gjithë vendin, është +/- 3.1 për qind, ndërsa intervali i konfidencës është 95 për qind.



Burimi : Sputnik News