Gjermania ngrin eksportet në Arabinë Saudite

Publikuar në Tet. 27, 2018, 12:25 p.m.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të dielën, se ajo mbështet një ngrirje mbi eksportet e armëve në Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit      Xhamal  Khashoggi.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka vendosur të ngrirë eksportet e armëve në Arabinë Saudite pasi ai përballet me dënimin ndërkombëtar në rritje ndërsa vazhdon hetimi ndaj vdekjes së gazetarit Xhamal Khashoggi.

Merkel tha se ndalimi i eksporteve do të mbetet në vend, ndërkohë që pyetjet mbesin për vdekjen e Khashoggi, "pajtohem me ata që thonë se eksporti i armëve, të cilat tashmë janë të kufizuara, nuk mund të ndodhin duke pasur parasysh rrethanat".

Merkel përsëriti dënimin e saj për vrasjen në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe i bëri thirrje Arabisë Saudite  të japë sqarime të mëtejshme të incidentit dhe të mbajë përgjegjësit për llogari.

Ajo shtoi se Gjermania do të diskutonte "reagime" të mëtejshme lidhur me rastin me partnerët e saj ndërkombëtarë.

Khashoggi, një gazetar saudit që jeton në Uashington, u zhduk më 2 tetor 2018  pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll për të marrë dukumente  për t'u martuar me të fejuaren e e tij turke.

Arabia Saudite fillimisht pretendoi se Khashoggi la konsullatën menjëherë pas mbërritjes nga një derë  prapa,  megjithatë, raportet turke thanë se  Khashoggi u vra dhe u bë copë-copë.

Gjatë fundjavës, Arabia Saudite pranoi se Khashoggi u vra ndërsa ishte në një konsullatë, por këmbënguli se vdekja e tij ishte rezultat i një "përleshje".

Arabia Saudite gjithashtu tha se 18 shtetasë sauditë u arrestuan dhe dy zyrtarë të sigurisë janë shkarkuar.



Burimi : Ma'an