Më shumë se një mijë gazetarë janë vrarë në 10 vitet e fundit

Publikuar në Tet. 27, 2018, 12:39 p.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres ka raportuar se më shumë se një mijë gazetarë janë vrarë në 10 vitet e fundit dhe se 90 për qind e këtyre vrasjeve nuk janë sqaruar dhe kryesit e tyre nuk janë dënuar.

Në një video mesazh të bërë me 2 nënor, në Ditën për dhënien fund Mosndëshkimit të Krimeve Kundër Gazetarëve Ndërkombëtarë, Guterres u shpreh se sulmet e shëmtuara dhe abuzimet ndaj gazetarëve nuk duhet të kthehen në një gjë  'normale'.

Guterres u shpreh se ‘Më shumë se një mijë gazetarë janë vrarë në 10 vitet e fundit, 90 për qind e këtyre vrasjeve nuk janë sqaruar dhe kryesit e tyre nuk janë dënuar’, dhe u bëri thirrje qeverive dhe komuniteteve ndërkombëtare që të krijojnë kushtet e nevojshme për mbrojtjen e gazetarëve dhe që ata të bëjnë punën e tyre.



Burimi : Sputnik News