Ushtria amerikane po përgatitet të sulmoj qytetet e mëdha

Publikuar në Tet. 27, 2018, 9:21 p.m.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) ka kërkuar nga kompanitë e mbrojtjes që të zhvillojnë teknologji që sigurojnë komunikim të pandërprerë, GPS të sigurt, integrim makinerish dhe njerëzor, duke bërë të mundur luftën në qytete të mëdha.

Në raportin e publikuar në web faqen e Agjencisë së Projekteve Kërkimore të Avancuara të Mbrojtjes (DARPA) të lidhur për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, dhe e cila bënë thirrje për ‘stuhi mendimesh’, është raportuar se Pentagoni sot nuk posedon teknologji me të cilën mund të arrij fitore kundër një ushtrie me fuqi të njejtë në fushën e armikut.

NAVIGACION DHE KOMUNIKIM

Në raportin e Pentagonit u vu në dukje se ushtria amerikane ka nevojë për teknologji me cilësi  revolucionare që mund të sigurojnë epërsi në konflikte me intensitet të ndryshëm dhe që mund të ofrojnë epërsi në konfliktet edhe me ushtri të rregullt, edhe me formacione të armatosura të parregullta në terren ku vija e frontit nuk është e qartë.

Lista e vendeve të cilat përmbushin këto kritere dhe të cilat shihen si konkurrentë të mundshëm nga Pentagoni nuk është e gjatë dhe përfshin Korenë e Veriut, Kinën, Iranin dhe Rusinë.

Sipas DARPA-s, pika e dobët e SHBA-së është mungesa e teknologjive të besueshme për të luftuar në qytete të mëdha, ku ka ndërtesa të dendura dhe shumëkatëshe dhe infrastrukturë të avancuar.

Në dokumentet e Pentagonit, kjo gjendje u shpejgua kështu:

“Suksesi i operacionit ushtarak varet nga ushtarët në vende të ndryshme të botës nga qendrat e komandës në SHBA, nga komunikimi i besueshëm dhe i sigurtë si dhe pozicionimi global. Qëllimi ynë është që të mësojmë t’i japim ushtarëve informacion të saktë, sa më shpejt dhe sigurt që të jetë e mundur, pavarësisht se ku ndodhen ata dhe në të njejtën kohë, të privojmë kundërshtarin nga një mundësi e tillë. Ne kemi nevojë për koncepte dhe teknologji të reja të sistemit që do të rrisin përdorshmërinë, hapësirën dhe rezistencën e komunikimit.”

Zyrtarët e DARPA-s kanë vënë në dukje se  Pentagoni ka nevojë për teknologji që nuk janë të bazuara në GPS, rezistente ndaj ndikimit të luftës elektronike dhe mjeteve të printimit, për të luftuar qytetet e mëdha në vende të huaja.

INTELIGJENCË DHE MBIKËQYRJE

Në një artikull tjetër në dokument vihet në dukje se në ushtri duhet sjellur teknologji të cilat lehtësojnë që të kuptohet gjendja në të cilën gjenden ushtarët amerikan.

DARPA është e interesuar për teknologji origjinale dhe algoritme të reja informatike të cilat mund të njohin automatikisht objektivat për të dalluar ushtarët e armatosur të armikut brenda turmës së civilëve, për të dalluar me shpejtësi automjetet ushtarake në trafik të ngjeshur dhe për të zbuluar një pikë të fshehtë të cilës i është hedhur zjarr në ndonjë ndërtesë. Mjetet teknike që do të përdoren për përmbushjen e kësaj detyre duhet të jenë në gjendje të përdorin elementët e infrastrukturës lokale në favor të SHBA-së, siq janë aftësia për të analizuar informacionet mbi kamerat mbikëqyrëse në shumë vende të qytetit.

Po ashtu theksohet se teknologjit civile duhet të përshtaten në mënyrë që të përmbushin nevojat e ushtrisë ‘për të krijuar mjete të vëzhgimit të cilat mund të përshtaten me lehtësi në kushte të ndryshme’. Këtu bëhet fjalë për mjete ajrore pa pilot të cilat janë në shitje për mbledhjen dhe mbikëqyrjen e inteligjencës. Të kombinuara në një rrjet të vetëm, këto mjete ajrore pa pilot mundësojnë mbikëqyrjen e zonave kryesore të qyteteve dhe sulmimin e objektivave ushtarake kur është e nevojshme.

‘SISTEMI I SISTEMEVE’

Në dokumentin e DARPA-s, në plan të parë vihet Sistemi i Sistemeve (System of Systems) i cili është një rrjet global me shpejtësi të lartë që mund të kthejë trupat e SHBA-së dhe aleatëve të saj, pajisjet ushtarake, avionët, mjetet ajrore pa pilot, satelitët dhe automjetet e tjera të zbulimit dhe sulmeve në një tërësi në fushën e betejës.

DARPA thekson se nëse një numër i madh mjeteve ajore pa pilot dhe një numër relativisht i kufizuar i njësive ushtarake menaxhohen nga një qendër e vetme, ata mund të luftojnë me sukses kundër trupave armike.

Është e qartë se pikat që ka zgjedhur DARPA për zgjidhjet që do të arrihen përmes ‘stuhisë së mendimeve’ po vënë bast me njësit e vogla ushtarake të cilat veprojnë me mbështetjen e një numri të madh të mjeteve ajrore pa pilot të paarmatosura sipas teknologjisë së fundit të amerikanëve në luftërat e ardhshme.

Është një pyetje pa përgjigje fakti se a do të munden këto njësi të luftojnë në mënyrë të suksesshme në qytete të mëdha superioriteti teknik i partisë sulmuese shpesh nuk është aq i rëndësishëm.



Burimi : Sputnik News