Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë: SHBA-ja po përgatitet për luftë

Publikuar në Tet. 29, 2018, 4:53 p.m.

Në takimin e Komitetit të Parë të OKB-së në të cilin u diskutua për çarmatimin dhe sigurinë ndërkombëtare, zëvendësministri i jashtëm rus Andrey Belousov u shpreh se: “Rusia po përpiqet të mbrojë veten dhe interesat e saj, ndryshe nga SHBA-ja, e cila është duke u përgatitur për luftë.”

Në fjalimin e bërë pas refuzimit të Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), Belousov u shpreh kështu: “Para një kohe, SHBA kishte thënë se Rusia po përgatitet për luftë. Po, Rusia është duke u përgatitur për luftë, e konfirmoj këtë. Po, po përgatitemi për të mbrojtur vendin tonë, integritetin territorial, parimet tona, popullin tonë. Por, është një dallim i madh i cili na ndan neve prej SHBA-së. Ky dallim thuhet njejtë si në rusisht, si në anglisht: Federata Ruse është duke u përgatitur për luftë, ndërsa SHBA-ja po e përgatit luftën.”

Belousov i cili u shpreh se Rusia po përpiqet të mbrojë veten dhe interesat e saj, ndryshe nga SHBA-ja, e cila është duke u përgatitur për luftë, shtoi se: “Pse të tërhiqet SHBA-ja nga marrëveshja bërthamore, pse të rris potencialin e saj bërthamorë, pse të pranoj një doktrinë të re bërthamore e cila zvogëlon nivelin e përdorimit të armëve bërthamore? Këto janë pyetje për të gjithë ne.”

Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte njoftuar se Uashingtoni do të tërhiqet nga INF nënshkruar me Bashkimin Sovjetik në vitin 1987. Trump  kishte thënë se vendimi i Uashingtonit për tu tërhequr nga marrëveshja, rrjedh për shkak të faktit se Rusia nuk kishte përmbushur kërkesat e kësaj marrëveshjeje.



Burimi : Sputnik News