Putin paralajmëron për pasojat e ndarjes në botën ortodokse

Publikuar në Nën. 2, 2018, 6:51 a.m.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se pasi Ukrainës i është dhënë e drejta për ndërtimin e kishës së pavarur, ndarja në kishën ortodokse do të ketë pasoja serioze.

Putini deklaroi për herë të parë në lidhje me procesin e ndarjes së paparë e cila shkaktoi shkëputjen e marrëdhënieve  të Patriarkanës së Moskës me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës.

Putin u shpreh kshtu: “Dua të theksoj një pikë: të sjellësh një fushë (fe) të tillë të ndjeshme në politikë çon në pasojat më të rënda, veçanërisht për ata që e bëjnë këtë.”

‘DETYRA JONË ËSHTË TË MBROJMË UNITETIN SHPIRTËROR’

Putin, i cili ka udhëhequr në rritjen e autoritetit të Kishës Ortodokse në Rusi dhe ka marrëdhënie të ngushta me Patriarkun e Moskës, tha po bëhen përpjekje për të hapur hendek në mes të  kishës ruse dhe besimtarëve jashtë vendit, duke shtuar se: “Misioni ynë është të ruajmë unitetin shpirtëror dhe historik për njerëzimin.”

Patriarkana Ekumenike e Konstadinopojës e kishte pranuar kërkesën e ishës Ortodokse të Ukrainës për pavarësi nga Kisha Ortodokse Ruse.

Në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë, Kisha Ortodokse Ruse vendosi të shkëpus të gjitha marrëdhëniet me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës.



Burimi : Sputnik News