Karzai: Bisedimet e paqes me talebanët janë të domosdoshme

Publikuar në Nën. 3, 2018, 1:06 p.m.

Ish presidenti afgan Hamid Karzai tha se talebanët kontrollojnë një zonë të madhe në Afganistan dhe se negociatat e janë të domosdoshme.

Karzai i cili kur ishte President i Afganistanit, kishte kundërshtuar bisedimet e drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe talebanëve, në një intervistë me Associated Press u shpreh se: “Talibanët përbëhen nga afganët dhe padyshim e kontrollojnë pjesën më të madhe të territorit afgan. Kjo është një e vërtet. Afganistani dhe pjesa tjetër e botës duhet të jetojnë me këtë, kështu që negocimi me ta është i nevojshëm dhe i dobishëm. Le të flasin amerikanët me ta.”

‘UNË E MIRËPRES PJESËMARRJEN E KUINTETIT TALEBAN NË MESIN E PËRFAQËSUESVE NË KATAR’

Karzai tha se mirëpret në mesin e përfaqësuesve në Katar  pjesëmarrjen e 5 liderëve taleban të njohur si “Kuinteti Taleban” dhe të cilët njihen me lidhjen e tyre të ngushtë me themeluesin e lëvizjes talebane, Mullah Mohammad Omar.

Në anën tjetër, ish presidenti Karzai gjithashtu u shpreh se ende ka rreziqe në çështjen e qëllimeve të qeverisë së Uashingtonit i cili është në kërkim të daljes nga lufta 17 vjeqare përmes rrugës së negociatave, por se e sheh si pozitiv rolin e të dërguarit të posaqëm të SHBA-së në Afganistan, Zalmay Khalilzad në bisedimet e paqes. Karzai u shpreh se “Beson që Khalilzad ka të gjitha mjetet e duhura për të udhëhequr në qoftë se qeveria e SHBA-së lejon që ai të veprojë lirshëm për ndërtimin e paqes në Afganistan”.

Karzai gjithashtu theksoi se negociatat midis SHBA-së dhe talebanëve duhet të jenë një hap drejt bisedimeve të drejtpërdrejta në mes të lëvizjes dhe një ekipi negociues që përfaqëson afganët.

‘SHBA-JA DHE PAKISTANI NDËRPRENË BISEDIMET NË VITIN 2010’

Duke iu referuar lirimit të njërit nga themeluesit të lëvizjes talebane Mullah Abdul Ghani Baradar nga burgu në Pakistan ku ishte mbajtur që nga viti 2010 e deri më tani, Karzai akuzoi SHBA-në dhe Pakistanin për ndërprerjen e negociatave me Baradarin në atë kohë.

Karzai vuri në dukje se ishte përpjekur shumë herë për lirimin e Baradarit, por se të gjitha këto përpjekje ishin penguar nga SHBA-ja dhe Pakistani si dhe shtoi se SHBA-ja dhe Pakistani do të kundërshtojnë fuqishëm çdo marrëveshje në lidhje me Afganistanin dhe fatin e Afganistanit. Ai gjithashtu u shpreh se në bisedimet e paqes duhet të jenë të përfshira edhe fuqitë rajonale si Rusia, Kina dhe Irani.



Burimi : Sputnik News