Evropa reagon ndaj sanksioneve të SHBA-së kundër Iranit

Publikuar në Nën. 5, 2018, 12:22 a.m.

Në një deklaratë të përbashkët, Bashkimi Evropian (BE), Britania, Gjermania dhe Franca kanë deklaruar se janë thellësisht të trishtuara nga vendimi i Shteteve të Bashkuara për të ri vendosur sanksione ndaj Iranit.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, Ministri i Jashtëm britanez Jeremy Hunt, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas si dhe ministrat e mbrojtjes së këtyre tre vendeve, kanë bërë një deklaratë të përbashkët në lidhje me vendimin e SHBA-së për të ri vendosur të gjitha sankisonet ndaj Iranit të hequra në kuadër të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Në këtë deklaratë u tha: “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga vendimi i SHBA-së për të ri-vendosur sanksione ndaj Iranit.”

Në deklaratë u theksua se  marrëveshja bërthamore e Iranit është baza për pastrim nga armët bërthamore globale dhe u vu në dukje se marrëveshja është çelësi për sigurinë e Evropës, rajonit dhe të gjithë botës.

Deklarata theksoi faktin se marrëveshja bërthamoree Iranit ishte funksionale dhe se ka arritur qëllimin e saj, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi në 12 raporte të ndryshme se Irani ka përmbushur detyrimet e tij sipas marrëveshjes.

Në deklaratë u tha se Irani po vazhdon të përmbushë detyrimet e tij bërthamore dhe u vu në dukje se marrëveshja bërthamore ka paraparë edhe heqjen e sanksioneve kundër Iranit.

‘DO TË MBROJMË AKTORËT EKONOMIK EVROPIAN’

Në deklaratë u tha se: “Palët do të mbrojnë aktorët ekonomik evropian të cilët zhvillojnë tregti me Iranin në mënyrë të ligjshme.”

Deklarata vuri në dukje se vendet palë të marrëveshjes bërthamore të Iranit janë të vendosura sa i përket çështjes së mbajtjes hapur të kanaleve financiare me Iranin dhe se do të vazhdojë edhe eksporti i gazit natyror dhe naftës me Iranin. Në deklaratë po ashtu u njoftua se do të vazhdojnë bashkëpunimet me vendet që mbështesin marrëveshjen bërthamore të Iranit, duke përfshirë edhe Kinën dhe Rusinë.

Kjo deklaratë vuri në dukje se në javët e fundit, janë shpeshtuar punimet për një mekanizëm të ri tregtar i cili synon eliminimin e sanksioneve të SHBA-së, gjë që i jep mundësi kompanive evropiane të cilat dëshirojnë të bëjnë tregti me Iranin. Në deklaratë u tha se: “Jemi plotësisht të vendosur për ti përfunduar këto punime.”

Po ashtu u deklarua se do të vazhdojnë të zbatojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe u theksua nevoja që edhe Irani të luaj një rol konstruktiv në këtë çështje. 



Burimi : Sputnik News