Ish Kisha në Hamburg, Gjermani, bëhet Xhami

Publikuar në Nën. 6, 2018, 1:30 p.m.

Në një ceremoni të mërkurën, një xhami do të inaugurohet në një ndërtesë në Hamburg, Gjermani, e cila është përdorur si kishë për vite me radhë.

Pas viteve të rinovimeve, ndërtesa, e njohur tani si Xhamia An-Nur (Drita) , do të fillojë nesër t'u shërbejë besimtarëve muslimanë.

Projekti për të kthyer ndërtesën në një xhami që filloi në vitin 2013 ishte e diskutueshme.

Ndërtesa u përdor nga të krishterët si Kisha e Kapernaumit derisa iu shit  Qendrës Islame An-Nur për shkak të problemeve financiare.

Kishte një kundërshtim nga populli i Hornit, një lagje e klasës punëtore e Hamburgut ku kisha qëndronte që nga viti 1961.

Megjithatë, shumica e njerëzve kanë mbështetur të drejtën e Bashkësisë Muslimane për të pasur një vend adhurimi dhe projekti është tani gati pas disa viteve dhe për të cilën u shpenzuan rreth 5 milionë euro.



Burimi : IQNA