Sinjali i përgjigjes ushtarake të Lavrovit ndaj veprimeve të NATO-s

Publikuar në Nën. 8, 2018, mesnatë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov u shpreh se do të ketë përgjigje ushtarake ndaj veprimeve dhe pranisë ushtarake të NATO-s në kufijtë e Rusisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit të tij me homologun e tij spanjoll, Josep Borrell, në Madrid, Lavrov u shpreh: “Hapat e marra nga fqinjët tanë të NATO-s për të rritur infrastrukturën dhe praninë e tyre ushtarake në kufijtë e Rusisë, nuk mund të lihet pa një përgjigje ushtarake.”

‘JETA DO TA DETYROJ NATO-N TË KRIJOJ DIALOG ME RUSINË’

Lavror vuri në dukje se deklarata e tij nuk nënkupton se Rusia është e interesuar në rritjen e tensioneve, duke shtuar se duhet të krijohet një dialog i plotë mes ushtrive, por se NATO-ja është shmangur nga kjo gjë, mirëpo se një ditë jeta do ta detyroj Aleancën të krijoj dialog me Rusinë.

Lavrov vuri në dukje se veprimet e NATO-s në kufijtë e Rusisë po e shqetësojn Moskën dhe u shpreh se: “Kjo rrezikon seriozisht sigurinë e Rusisë dhe cënon Dokumentin Themelues RUSI - NATO, të nënshkruar për të parandaluar vendosjen e përhershme të forcave ushtarake në territorin e anëtarëve të rinj.”



Burimi : Sputnik News