Rriten shkeljet e cionistëve kundër xhamisë Al-Aksa

Publikuar në Nën. 10, 2018, 8:59 a.m.

Autoritetet izraelite kanë rritur kohët e fundit shkeljet e tyre kundër Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem (Kuds dhe Xhamisë Ibrahimit në Hebron (al-Khalil), tha Ministri Palestinez i  Fakëfeve  dhe Çështjeve Fetare, Jusuf  Edais.

Sipas ministrit; Forcat okupuese izraelite kanë kryer më shumë se 30 shkelje kundër Xhamisë së Al-Aksa dhe kanë penguar Ezanin (thirrjen për namaz)  në Xhaminë  e Hz.brahimit më shumë se 50 herë në tetor.

Ministri paralajmëroi se përshkallëzimet e rrezikshme kundër xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem dhe Qytetin e Vjetër të Hebronit janë pjesë e planeve të vendosura nga regjimi sionist dhe shoqatat e kolonëve ekstremistë për të përvetësuar zonat.

"Qeveria izraelite është e përkushtuar në rritjen e numrit të refugjatëve hebrenj që marrin pjesë në inkursionet kundër Xhamisë së Al-Aksa si një prelud për ta ndarë atë mes muslimanëve dhe hebrenjve në mënyrë temporale dhe hapësinore", tha ministri, sipas Monitorit të Lindjes së Mesme.

"Okupimi izraelit vazhdon politikën sistematike të judaizmit duke përfshirë rrethimin e Xhamisë së Al-Aksa dhe parandalimin e besimtarëve myslimanë nga qasja e tyre në mënyrë të lirë dhe të sigurt", tha ai.

Ministri vuri në dukje se inkursionet izraelite në Xhaminë Al-Aksa rriten gjatë festave hebraike.



Burimi : IQNA