Edhe durimi i iranianëve ka një kufi

Publikuar në Nën. 11, 2018, 12:13 a.m.

Kryeministri rus Dimitriy Medvedev ka thënë se SHBA-ja apo Izraeli nuk mund të ofrojnë dëshmi se Irani ka shkelur marrëveshjen bërthamore dhe shtoi se: “Për shkak të vendimit për sanksione, mund të bëhen përpjekje të mëdha dhe gjërat të prishen, sepse edhe durimi i iranianëve ka në kufi.”

Kryeministri rus Dimitriy Medvedev ka bërë disa deklarata për shtypin në Pekin.

Medvedev u shpreh se SHBA-ja po përpiqet të zgjidhë çështjet e brendshme politike duke zbatuar sanksione ndaj  vendeve të tjera dhe shtoi se: “Sa më e ashpër të jetë lufta në politikën amerikane, aq më të ashpëra janë sanksionet ndaj vendeve që janë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.”

Ai po ashtu vlerësoi edhe zgjedhjet e Kongresit të bëra në SHBA, duke u shprehur se: “Kjo natyrisht është çështje e tyre e brendshme por sanksionet kundër Iranit dhe Rusisë apo kufizimet ndaj Evropës dhe Kinës, zbatohen për zgjidhjen e çështjeve të politikës së brendshme.”

Medvedev kritikoi sanksionet e fazës së dytë të zbatuara nga SHBA-ja ndaj Irant,, duke thënë se: “SHBA dhe Izraeli nuk arritën të ofrojnë dëshmi se Irani ka shkelur marrëveshjen bërthamore, por megjithatë u vendos që tëzbatohen sanksione kundër Iranit. Është shumë e qartë se në çfarë mund të çojë kjo. Për shkak të vendimit për sanksione, mund të bëhen përpjekje të mëdha dhe gjërat të prishen, sepse edhe durimi i iranianëve ka në kufi.”



Burimi : Rast Haber