Akademiku turk u pezullua nga Universiteti për tallje me Kur'anin

Publikuar në Nën. 12, 2018, 2:49 a.m.

Një akademik në një universitet në provincën perëndimore të Aydinit  të Turqisë u pezullua në pritje të një hetimi pasi ai tallej me ajetet e Kur’anit të Shenjtë në mediat sociale, thanë ata.

Akademiku i paidentifikuar u hoq nga detyra në Universitetin Aydin Menderes të mërkurën pasi rektori i universitetit, Cavit Bircan, paraqiti një ankesë penale kundër tij, raportoi gazeta Takvim.

"Si rezultat i një hetimi u konstatua se akademiku në postimet e tij në  mediave sociale tallej me ajetet kuranore dhe shpërndante postimet që përmbajshin fyerje  që nuk i përshtaten një akademiku", tha Bircan në një deklaratë.