Garat e Kur'anit u mbajtën në Brunei

Publikuar në Nën. 14, 2018, 1:46 a.m.

Garat e Kur'anit me titull "Këndimi i Musabakah Al-Kur'anit për të rriturit " u mbajtën të hënën në Xhaminë Al-Amirah Al-Haxhah Merjem, Kampong Jerudong, në Brunei.

Në gara morën pjesë 51 pjesëmarrës, 39 këndues të Kur’anit dhe 12 kënduese të Kur’anit.

Ngjarja fetare u organizua nga Seksioni Imarah, Departamenti i Çështjeve të Xhamisë në bashkëpunim me Zyrën e Çështjeve Fetare nga të katër rrethet si dhe anëtarët e Komisionit Takmir të Xhamisë Al-Amirah Al-Haxhah Merjem.

Garat u zhvilluan për të zgjedhur kënduesin  dhe kënduesen më të mirë të cilët arritën për të hyrë në garën gjysmëfinale në nivel kombëtar.

Zyrtarët e lartë dhe stafi i Ministrisë së Punëve Fetare, prindërit dhe anëtarët e familjes së pjesëmarrësve dhe banorëve të Kampong Jerudong ishin të pranishëm.

Rezultatet do të shpallen më vonë në xhaminë Al-Amirah Al-Haxhah Merjem.



Burimi : Borneo Bulletin