Kursi i trajnimit të mësuesve të Kur'anit është planifikuar në Londër

Publikuar në Nën. 14, 2018, 11:52 p.m.

Edicioni i tetë i kursit të trajnimit të mësuesve të Kur'anit të organizuar nga Qendra Islame e Anglisë do të fillojë më 15 nëntor 2018.

Kursi dy-vjeçar do të përfshijë mësime në përmirësimin e shkathtësive lidhur me mësimin e Kur'anit, memorizimin, parimet dhe këndimin me  Texhvid, konceptet Kur'anore, si dhe përdorimin e ajeteve dhe tregimeve Kur'anore.

Kursi do të mbahet për mashkuj dhe femra. Ata që duan ta marrin pjesë atë duhet të kenë aftësi në  leximin e Kur'anit.

Sejid Xhelal Masoumi, Huxhat ul Islam Muhammed Said Bahmanpour, Huxhar ul -Islam Muhammed Ali Shumali dhe Huxha ul- Islam Sejjid Zia Makki do të jenë instruktorë.

Qendra Islame e Anglisë është një qendër fetare dhe kulturore islamike Shia në Londër, misioni i së cilës është të ofrojë shërbime për pjesëtarët e komunitetit musliman, në veçanti, dhe komunitetin më të gjerë në tërësi, duke u fokusuar në udhëzimet fetare dhe çështjet kulturore.



Burimi : IQNA