Përgatitet për botim në gjuhë shqipe libri: Shiat imamij

Publikuar në Nën. 14, 2018, 11:57 p.m.

Të dashur vëllezër dhe motra!

Es selamu alejkum!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju!

Në vazhdën e misionit të saj në përgatitjen e literatuarve islame, këtë radhë, shoqata “Flladi” ka përgatitur librin me titull SHIAT IMAMIJ.

Autori i këtij libri është eruditi dhe hulumtuesi i madh Shejkh Xhafer Subhani. Qëllimi me përgatitjen e këtij libri është njohja me medh’hebin e shiizmit.

Në këtë libër do të lexoni:

- FJALA “SHIA”, NGA ANA GJUHËSORE DHE SI TERM

 - FILLIMI I SHIIZMIT DHE HISTORIA E FORMIMIT TË TIJ

- SHIAT NË THËNIET E HISTORIANËVE DHE TE KRERËT E GRUPEVE

- DOKTRINAT E SHIAVE IMAMIJ

- DALLIMET MES SHIAVE DHE GRUPIMEVE TË TJERA

- DYMBËDHJETË IMAMËT ... ETJ.

Shoqata “Flladi” falënderon të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan në përgatitjen e këtij libri. Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme!

Këtë libër e gjeni në bibliotekën online të shoqatës “Flladi”: ëëë.dritaeehlibejtit.com.

Allahu na i pranoftë punët dhe na i bashkoftë zemrat nën flamurin e Kur'anit, të Profetit Muhamed, të Ehli Bejtit të pastër të Profetit dhe të shokëve të tij të zgjedhur!