Ministri izraelit i mbrojtjes dha dorëheqje

Publikuar në Nën. 15, 2018, 12:03 a.m.

Avigdor Lieberman braktis qeverinë izraelite për shkak të marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit me Hamasin dhe parasë e cila nga Katari po vie palestinezëve.

Ministri izraelit i mbrojtjes Avigdor Lieberman ka paralajmëruar sot se do të braktisë qeverinë konservative të koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanjahu në shenjë proteste për shkak të marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit n Gaza.

Duke paralajmëruar dorëheqjen e vet e cila do të hyjnë në fuqi për 48 orë, lideri i partisë djathtiste Yisrael Beiten marrëveshjen e quajti”kapitullim para terrorit”.”Përkundër dallimeve në mendime, jam përpjekur të mbes anëtar lojal të qeverisë izraelite sa më gjatë që ishte mundur,... por më tutje nuk shkon”, ka thënë Liebermani dhe ka shtuar:

“Nga pikëpamja ime e vështrimit, dy janë arsye  për shkak të cilës është e pamundur të  vazhdohet të punohet. E para, 15 milion dollar të cilat në valixhe po hyjnë në rripin e Gazës nga Katari. Çfarë po ndodh me atë para i cili kalon kufirin, nuk na është e njohur kur po kalon kufirin. Po shkojnë familjeve të terroristëve të cilët luftojnë kundër ushtarëve izraelit dhe hedhin raketa. Ata janë të parët të cilët marrin një pjesë të parasë. Me fjalë tjera  po japim para terroristëve”, ka thënë ai

Arsyeja e dytë është ndërprerja e zjarrit.”Kuptoj të gjitha arsyet dhe informatat të cilët qëndrojnë prapa vendimit, por nuk do të mund të shikojë në sytë e njerëzve të cilët janë brenda gamës së Hamasit. Ne jemi pengjet e Hamasit  dhe Hamasi duhet të kuptojë se asnjëri nuk duhet të vijë afër kufirit”, ka thënë Liebermani.

Por, funksionin e tij të ministrit të mbrojtjes izraelite përkohësisht do të kryejë kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Dorëheqja e Liebermanit hynë në fuqi për 48 orë, e cila dukshëm do të dobësojë koalicionin qeverisës të Netanjahut, gjë që do të mund të sillte gjer te zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Megjithatë, nga partia qeverisëse Likud nën udhëheqjen e Netanjahut është porositur se dorëheqje e Liebermanit nuk do të sjell shpërndarjen e parlamentit izraelit dhe  zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Izrael.

Shërbimi publik izraelit KAN duke u thirrur në burime anonime të zyrtarëve të partisë Likud, ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për shpalljen e zgjedhjeve parakohshme në këtë shtet.”Nuk ka asnjë arsye për shkak të cilave do të shkohej në zgjedhje të parakohshme” ka porositur një zyrtar i partisë qeverisëse Likud.

Parlamenti izraelit Knesset numëron gjithsejtë 120 ulëse. Koalicioni qeverisës në krye me Netanjahun numëron gjithsejtë 66 ulëse, prej të cilëve vetëm 5  takonin partisë së Liebermanit, ashtu që edhe më tutje Netanjahu ka shumicën në parlament. Akiva Eldar, kolumnist i Al Monitorit ka deklaruar se dorëheqja e Liebermanit nuk paraqet befasi.

“Ishte vetëm çështje kohësh. Liebermani nuk ka partner në kreun ushtarak. Ata fuqishëm po mbështesin ndërprerjen e zjarrit dhe përfundimin e bllokadës së Gazës, dhe nuk besojnë se me shkatërrimin e Hamasit Izraeli do të vihet në pozitë më të mirë, por do t’i sjell më shumë probleme në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Eldari.

Dorëheqja e Liebermanit ka pasuar pasi që ka hyrë në fuqi armëpushimi, i cili ka shkaktuar reagime të ndryshme të palëve kundërshtare. Palestinezët në rripin e Gazës mbrëmë kanë festuar, ndërsa izraelitët në jug të vendit kanë protestuar pas shpalljes së fraksioneve palestineze se me ndërmjetësimin e Egjiptit është arrit marrëveshja për ndërprerjen e zjarrit për të përfunduar eskalimi i fundit i dhunës.

Banorët e Gazës konsiderojnë ndërprerjen e zjarrit si fitore e Hamasit i cili qeveris me këtë territor, dhe se Izraeli është përkulur për shkak të zjarrit raketor të pandërprerë. Qindra pjesëtarët të Hamasit kanë dalë në rrugë  për të festuar krahun ushtarak të kësaj organizate.

Në qytetin izraelit Sderot i cili ishte caku i raketave dhe projekteve minahedhëse nga Gaza, dhjetëra demonstrues kanë djegur goma të automobilave duke ndërprerë trafikun dhe duke bërtitur”turp”,”Bibi ec në shtëpi”, duke shfrytëzuar nofkën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut për atë që konsiderohet dorëzimi para dhunës së ekstremistëve palestinez.

Fraksionet palestineze duke përfshirë edhe Hamasin, mbrëmë kanë shpallur se kanë pranuar ndërprerjen e zjarrit, ndërsa Izraeli fare nuk ka komentuar. Ndërprerja e zjarrit është shpallur pasi që 460 raketa dhe projektime të minahedhësve janë shkrepur në drejtim të vendbanimeve kufitare izraelite. Izraeli në shenjë hakmarrjes ka qëlluar 160 caqe në rripin e Gazës.

Në sulmet izraelite janë vrarë shtatë palestinez dhe 26 janë plagosur, ndërsa në anën izraelite është vrarë një palestinez i cili ka punuar në Izrael dhe me dhjetëra izraelit janë plagosur. Te eskalimi ka ardhur pasi që më së paku 7 palestinez janë vrarë të dielën në operacionin sekret izraelit, pas së cilës Hamasi është përgjigjur me sulme raketore nga Gaza kundër vendbanimeve kufitare.



Burimi : Al Jazeera