Myftiu i Arabisë Saudite; ISIS, Al-Nusra dhe Vëllazëria Muslimane nuk kanë lidhje me Islamin
Të gjitha metodat e këtyre grupeve janë të rreme. Ka gjëra pas tyre dhe nuk ka asnjë të mirë në to. Ne nuk i besojmë ata. Kushdo që fton të rinjtë tanë të bashkohen me këto fraksione të gabuara është i gabuar
Grupet e tilla si Shteti Islamik (ISIS), Fronti Al-Nusra dhe Vëllazëria Muslimane janë të devijuar dhe nuk kanë asnjë lidhje me Islamin, tha Myftiu i Madh i Arabisë Saudite.
Sipas një raporti të publikuar në gazetën Saudi Al-Hajat, vërejtjet e Shejh Abdul Aziz Al-Shejh erdhën në përgjigje të një pyetjeje të shtruar nga një prej studentëve të tij në një rreth studimi kur ai predikoi në Xhaminë e Imam Turki ibn Abdullah në Riad këto ditë.
I pyetur se çfarë mendon në lidhje me ISIS-in, Frontin Al-Nusra dhe Vëllazërinë Muslimane, ai u përgjigj:
Ata nuk kanë asnjë lidhje me Islamin. Ata i kanë stolisur mendimet e tyre dhe mendjemadhësinë me rrobat e Islamit, në mënyrë që të mashtrojnë njerëzit. Ata janë në rrugë të gabuar, sepse kanë derdhur gjak, kanë përdhosur vende të shenjta, kanë plaçkitur fonde, kanë krijuar shkatërrime në tokë dhe kanë pushtuar vende në mënyrë të paligjshme.
Të gjitha metodat e këtyre grupeve janë të rreme Ka shumë gjëra pas tyre dhe nuk ka asnjë të mirë prej tyre Ne nuk i besojmë ata. Kushdo që fton rininë tonë për t'u bashkuar me këto fraksione të gabuara është i gabuar dhe është i humbur, është larg nga rruga e drejtë.
Kjo vjen muaj pasi autoritetet Saudite e kanë caktuar Vëllazërinë Muslimane si një organizatë terroriste dhe kanë ndaluar që dikush të bashkohet me të ose të përkrahë atë. Lista Saudite e organizatave terroriste, gjithashtu, përfshin ISIS-in, Houthët në Jemen, Frontin Al-Nusra dhe grupin Hezbullah në Arabinë Saudite.
Burimi : Middle East Monitor