Revista VLERA e veçanta e trojeve shqiptare
Vlera është revistë në gjuhën shqipe që botohet në Kosovë por shpërndahet në të gjitha trojet shqiptare si dhe në diasporë. VLERA nuk i shqyrton vetëm temat fetare, por ajo ka një dimension të gjerë politk, shkencor bashkëkohor në të gjitha sferat e jetës. Stafi i redaksisë VLERA janë të gjithë intelektual dhe njerëz së mendjeve dhe devotshmërisë, andaj VLERA çdo ditë e më shumë po treguar interesim të madh në shoqëri dhe kjo vërehet nga vizitat ditore që i ka në ueb siten e saj si dhe Fan Page në FACEBOOK.
Kultura
e leximit dhe shkrimit të bukur është mënyra më e mirë që njeriun ta bëjë të
lumtur, ndërsa jetën e tij të pavdekshme në të dy botët. Arti i veçantë i
Shkrimit të Shenjtë ka përfituar zemrat e milionave njerëzve që nga shekulli
VII e deri në ditët e sotme. Andaj, Këshillat Hyjnore kurrë nuk vjetrohen, ato
janë si një shpirt i paprekur që mund ta ndiejë çdokush e të kënaqesh me
orientimet e tij frytdhënëse.
Duke
qenë në shoqërinë e këtyre vlerave, a ka zbukurim më të bukur kur në një
familje shqiptare të shfletohet një revistë siç është “VLERA” . Kjo do t’iu
sjellë në ambientin tuaj familjar harmoni, diskutim, njohuri të reja, motivim
për punë të mira, bashkëpunim, qetësim shpirtëror, pra kjo do të fusë në
familjet tuaja një sistem komplet të bukurisë së të jetuarit.
“VLERA” do të dëshmojë dhe manifestojë vlerat etiko-morale, tradicionale, religjioze dhe shoqërore, duke sendërtuar pozitën më të bukur dhe më të ndritur në shoqëri anë e mbanë botës shqipfolëse.
Nëse
një shoqëri apo individ, heq dorë nga vlerat fetare dhe ngjarjet kulturore,
atëherë kjo do të thotë që ky individ, apo kjo shoqëri ka pësuar një ndryshim
apo ndërrim, andaj Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë thotë se “Allahu nuk
e ndërron një popull , gjersa ata vetveten nuk e ndërrojnë....” ( Surja Ra’ad
11).
Identitetin
dhe personalitetin e njeriut e të shoqërisë e formojnë vlerat njerëzore dhe
fetare, të përfituara nga infrastruktura shkencore dhe filozofike, kultura
kombëtare regjionale dhe traditat e vendit. Andaj, çdo shoqëri, e cila dëshiron
të formojë identitetin e vet të pavarur duhet të punojë në këtë drejtim që mos
të lë anash vlerat kombëtare, fetare dhe tradicionale.
Për shkak se faktori kryesor në institutin familjar është gruaja, ndërrimet dhe fuqizimet e vlerave njerëzore më së shumti reflektojnë tek ajo. Puna jonë e shenjtë në revistën “ VLERA” është që të punojmë në ngritjen e personalitetit të gruas, e pastaj familjes, në drejtim të edukimit dhe arsimit të grave në frymën etiko - morale dhe fetare, sepse feja është orientim i vetëm ku gruaja e gjen personalitetin përmes vlerave të saj njerëzore.
Pa asnjë mëdyshje themi se ne jemi ato që kemi forcë e vullnet që ta rikonstruktojmë botën, duke avancuar civilizimin kulminant të bazuar në ligjet e Krijuesit të Vërtetë për të mirën e femrës dhe familjes në përgjithësi.