Projekti i Teologjisë Islame Sipas Mendësisë Selefiste
Autor: Mustafa Öztürk
Shqipëroi: Media e Lirë
“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të dijetarit turk Mustafa Öztürk, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është dhënia përgjigje e pyetjes, e cila ka kohë që është shtruar dhe që vërtitet në mendjet dhe zemrat e shumë besimtarëve muslimanë: “Vallë cili është projekti i teologjisë islame, sipas mendësisë selefiste, i cili ka shumë gjasa, që të vihet në zbatim, në sistemin asimor turk?!”
Qëllimi i Artikullit Tonë
“Po e nis artikullin tim, duke thënë se fatkeqësisht, ashtu siç të tërë ne e dimë, në ditët tona rendin e ditës në Republikën e Turqisë, e ka zënë çështja e rëndësishme, në përfshirjen në debatet dhe diskutimet e zhvilluara, mbi tre konceptet kyçe siç janë: “përkufizmi i teologjisë islame, përpilimi i programit publik mësimor dhe përgatitja e teksteve të filozofisë, të cilat do të vihen në zbatim në sistemin arsimor, pikërisht në shkollat turke. Ndonëse shkrimi im, në pamje të parë, mund të duket sikur, nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë organike, me këto debate dhe diskutime të nxehta, ose mund të krijojë përshtypjen se përmbajtja sociologjike e shkrimit në fjalë, rrjedh si një prodhim i përfytyrimit, në të vërtetë çështja të cilën do të shtjelloj, është e mbështetur në faktet kokëfortë dhe të vërtetat e pamohueshme historike”.
“Çështja që do të trajtoj, ka të bëjë pikërisht me projektin, ose më mirë le të themi programin mësimor teologjik, të një dijetari selefist, të quajtur Ibn Salah, i cili ka ndërruar jetë në vitin 642 hixhri / viti 1245 sipas kalendarit gregorian. Besoj se të tërë ne, e dimë shumë mirë faktin se, ky dijetar i njohur sunnit, ka dhënë mësim si mësues, për vite e vite me radhë, në fushën e hadithit, në kryeqendrën abbasite dhe në kryeqytetin sirian të Damaskut dhe është bërë tepër i njohur, në mesin e dijetarëve dhe eskpertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), sidomos me kryeveprën e tij me titull: “Usulu’l-Hadithi” (Metodologjia e Hadithit). Duke u nisur nga fakti se dijetar Ibn Salahu, njihej për botëkuptimin dhe mendësinë tij të theksuar selefiste, ai në veprën e tij tjetër me titull: “Fetaua” (Miratimet), nuk kishte ngurruar të shpaloste dukshëm dhe hapur mendimet e tij ekstremiste dhe fanatike selefiste, duke bërë të ditur se mësimi dhe përhapja e filozofisë dhe i logjikës, është diçka e rrezikshme, që duhet ndaluar rreptësisht me ligj, sepse bie ndesh me mësimet thelbësore dhe të vërteta të Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik. Kështu që edhe udhëheqësit abbasitë, të asaj epoke iu bindën dhe iu nënshtruan verbërisht, kësaj mendësie selefiste dhe si rrjedhojë ndaluan me ligj, mësimin dhe përhapjen e shkencave të filozofisë dhe të logjikës në mesin e shkollave fetare të kryeqyetit sirian të Damaskut”.
“Duke u mbështetur në projektin e teologjisë islame, sipas mendësisë selefiste, Ibn Salahu i cili ashtu siç e përmenda dhe më lart, është i botëkuptimit dhe i mendësisë ekstremiste dhe fanatike selefiste, i cili i ka dhënë dy përgjigje të veçuara, pyetjeve të shtruara, nga ana e bashkësisë muslimane, të cilat janë si vijojnë: “Vallë a është i lejuar leximi, mësimi dhe përhapja e shkencave të filozofisë dhe të logjikës?!” dhe “Vallë a është i lejuar leximi, mësimi dhe përhapja e veprave filozofike dhe logjike, të dijetarit, filozofit dhe mjekut të shquar musliman të Ibn Sinës (Avicennës), në gjirin e muslimanëve?!”
“Përsa i përket pyetjes së parë, mbi leximin, mësimin dhe përhapjen e shkencave të filozofisë dhe të logjikës, dijetari selefist Ibn Salahu, e ka shprehur mendimin e tij, në këtë mënyrë: “Sipas mendimit tim, filozofia është arsyeja, shkaku dhe nxitja kryesore, e paaftësisë dhe pazotësisë intelektuale, kalbjes dhe vyshkjes së mendjes, shterpësisë dhe sterilitetit të trurit, mohimit dhe ndalimit të inteligjencës, humbjes dhe zhdukjes së vetëdijes, dobësimit dhe shkatërrimit të natyrës së pastër islame, vdekjes së qelizave të trurit, devijimit dhe shmanges nga udha e drejtë dhe nxitjes dhe shtyrjes drejt mohimit dhe mosbesimit të fesë islame. Ai i cili merret me filozofi, pra filozofi, nuk mund t’i shohë bukuritë e hapura dhe mirësitë e qarta, të ligjeve hyjnore. Për më tepër filozofi, bëhet pre e lehtë, për gjuajtjen, kapjen, mashtrimin dhe mbërthimin, në kurthet e shejtanit të mallkuar”.
“Ndërsa përsa i përket së të ashtuquajturës shkencë e logjikës, citoj se leximi, mësimi dhe përhapja e saj, duhet ndaluar kategorikisht me ligj. Madje këtu lërmëni t’iu them se këtë e ndaluar rreptësisht dhe Allahu (f.m.t.), Muhammedi (p.m.t.), bashkëkohësit e tij të nderuar dhe të parët tanë të mirë. Përdorimi i të ashtuquajturëve terma filozofikë dhe logjikë, në shjegimin dhe sqarimin e termave hyjniore dhe kuranorë, nuk është gjë tjetër vetëm se një fyerje, ofendim, sharje, tallje, nënçmim dhe përçmim, për ligjet hyjnore të fesë islame dhe nuk ka dyshim se të tëra këto, janë gjëra, dukuri dhe vepra të shëmtuara, si përfundim pohoj se ata të cilët, aludojnë dhe mbrojnë mendimin, se leximi, mësimi dhe përhapja e këtyre të ashtuquajturave shkenca, pra të filozofisë dhe të logjikës, kanë dalë jashtë udhës së drejtë, janë bërë të pafe dhe janë shndërruar në argatët, skllevërit dhe ushtarët njerëz, të shejtanit të mallkuar”.
“Ndrësa përsa i përket pyetjes së dytë, mbi leximin, mësimin dhe përhapjen e veprave filozofike dhe logjike të Ibn Sinës (Avicennës), dijetari selefist Ibn Salahu është përgjigjur: “Besimtarët muslimanë, e kanë të ndaluar rreptësisht, cilësimin e Ibn Sinës (Avicennës), si një dijetar, filozof ose mjek musliman, sepse ai është një i pafe. Gjithashtu besimtarët muslimanë, e kanë të ndaluar në mënyrë kategorike, leximin, mësimin dhe përhapjen e veprave të këtij njeriu. Në rast të kundërt besimtari musliman, është duke rrezikuar, seriozisht besimin e tij dhe daljen nga feja islame dhe po i hap dyert kaosit, përçarjes dhe trazirës së madhe në mesin e muslimanëve. Besimtari musliman duhet të ruhet dhe duhet t’i djegë këto vepra kudo që ti gjejë. Gjithashtu besimtari musliman, duhet të tregohet jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe i vëmendshëm, që të mos shndërrohet në argat, skllav dhe ushtar të bindur dhe të nënshtruar, të shejtanit të mallkuar. Ibn Sina (Avicenna) jo vetëm që nuk është një dijetar musliman, por është një shejtan i mallkuar i mishëruar në trupin e tij, i cili i shmang besimtarët muslimanë nga udha e drejtë”.
“Më tej dijetari selefist, Ibn Salahu vijon duke pohuar: “Tani dua të them se, e ndiej si detyrë morale dhe të ndërgjegjies sime të pastër të shpreh se detyra jonë kryesore, e cila bie mbi supet dhe që duhet të vihet në zbatim, nga udhëheqësit e bashkësisë muslimanë, është asgjësimi fizik, duke i prerë kokat me shpatë, me anë të xhelatëve, si masë mbrojtëse, kundër këtyre filozofëve të mallkuar, të cilët merren me filozofi dhe logjikë. Udhëheqësit tanë të nderuar, janë të detyruar që mbrojnë dhe të ruajnë bashkësinë muslimane, nga mendimet dashakeqase, djallëzore dhe të mbrapshta, të këtyre jashtëqitjeve të shejtanit të mallkuar”.
“Gjithashtu si masë mbrojtëse, për bashkësinë muslimane,është se udhëheqësit e bashkësisë muslimane, duhet t’i ndalojnë njëherë e mirë me ligj leximin, mësimin dhe përhapjen e këtyre ideologjive dhe rrymave filozofike shkatërruese dhe rrënuse për fenë tonë islame, të cilat janë duke helmuar shpirtin dhe zemrën e nxënësve të shkollave fetare islame. Detyra kryesore e udhëheqësve, është ekzekutimi në mënyrë të pamëshirshëme, i filozofëve që përhapin aludime, mendime të tilla djallëzore, në mesin e bashkësisë muslimane. Por përpara së gjithash detyra parësore dhe kryesore është pushimi dhe pezullimi nga puna e të tërë këtyre pseudodijetarëve dhe pseudomësuesve, nga shkollat fetare, duke marrë masa te duhura, si arrestimi, burgimi madje dhe asgjësimi fizik i këtyre njerëzve, të cilët janë shndërruar në argatë, skllevër dhe ushtarë të bindur dhe të nënshtruar të djallit të mallkuar”.
“Ja pra lexues të nderuar, ky është projekti i çmendur i teologjisë islame, sipas mendësisë selefiste, i zbatuar shekuj e shekuj më parë, nga dijetarë selefistë, esktremistë dhe fanatikë si Ibn Salahu. Por të jeni të sigurtë se dhe udhëheqësit tanë turq, të ditëve tona janë të njëzëri, mbi faktin e vënies në zbatim, të këtij projekti dhe programi të çmendur, sepse sipas opinionit të tyre dritëshkurtër, ky është një projekt ideal. Por kundërpërgjigjia jonë, si bashkësi dijetarësh, filozofësh, intelektualësh, mendimtarësh dhe shkrimtarësh muslimanë është kjo: “Para së gjithash, para marrjes së çdo lloj hapi, përsa i përket projektit të teologjisë islame, lërmëni t’iu pohojmë se duke u mbështetur, në të shkuarën tonë të ndritur dhe të lavdishme, se ishim pikërisht ne filozofët muslimanë, ata të cilët i mësuam gjithçka, filozofëve europianë, të epokës së rilindjes së mesjetës së errët europiane. E përsëris faktin se, ishim pikërisht ne filozofët muslimanë, të cilët pasi kryem përkthimet përkatëse të filozofëve të Greqisë së Lashtë, ua shërbyem në një pjatë të artë, ose më saktë na i grabitën dhe na i vodhën arritjet, dijet, përparimet dhe zhvillimet tona, nga gjuha jonë e lartë arabishtja, duke i përkthyer më pas në latinisht dhe më tej në greqisht, italisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht dhe anglisht”.
“Në fund të fundit, filozofët europianë, nuk shpikën asgjë të re, por vetëm se morën gjithçka të gatshme të përkthyer mjeshtërisht, nga duart e filozofëve muslimane si Ibn Sina (Avicenna) dhe Ibn Rushdi (Avorroesi). Këtu duhet të përmendim dhe faktin kokëfortë, se ishin pikërisht këta të fundit, ata të cilët u hapën sytë e fjetur dhe mendjet e përgjumura, mendimtarëve europianë dhe perëndimore, duke i bërë filozofë. Tani duhet të ripërsërisim se, ishin pikërisht këta pishtarë ndriçues, të bashkësisë së analistëve, dijetarëve, filozofëve, intelektualëve, mendimtarëve, shkrimtarëve dhe studiuesve të përbashkët arabo-muslimanë dhe europiano-perëndimorë, të cilët çuan në ringjalljen dhe rizgjimin nga gjumi i thellë dhe i gjatë letargjik, i epokës së mesjetës së errët europiane”.
“Simbioza dhe sinteza e dijetarëve dhe filozofëve muslimanë dhe perëndimorë, çoi në përhapjen e flakëve të djjes nga logjika aristotieliane, natyra filozofike e përpunuar, përgatitur, dhe e rujatur me kujdes ibnsiniane (avicenniane), astronomia e përkryer batlamiusiane, mjekësia primitive galeniane dhe gjeometria e çalë euklidiane, janë simbioza dhe sintezat, më të pëkryera dhe më të shkëlqyera, të epokës së mesjetës së errët europiane. Bashkësia dhe rrymat e filozofëve arabo-muslimanë, përmbajtjet, përmbledhjet, e këtyrë dijeve të përkryera dhe të shkëlqyera filozofike dhe logjike, kanë zgjuar impulset, sinapset, sythat dhe ndjenjat e adhurimit dhe njëkohësisht të habisë ndaj këtyre filozofëve arabo-muslimanë, nga ana e banorëve të mjerë, të përbaltur dhe të rreckosur, së kontinentit të prapambetur dhe të vjetër europian”.
“Si përfundim të artikullit, lërmëni t’iu bëj të ditur se, janë pikërisht filozofët muslimanë, ata të cilët e kanë pasqyruar dhe përshkruar, në mënyrën më të hollësishme, lëvizjen e planetëve dhe trupave qiellorë, të universit tonë dhe të Rrugës së Qumështit. Tani për të fundit herë, dua t’i vë në dijeni, politikanët dhe qeveritarët turq, të cilët synojnë heqjen, e teksteve filozofike dhe logjike, nga programi publik mësimor, se ishin pikërisht analistët, dijetarët, filozofët, intelektualët, mendimtarët, shkrimtarët dhe studiuesit muslimanë, ata të cilët bënë të mundur rizgjimin kulturor, të epokës së errët mesjetare europiane, nga gjumi i thellë dhe i gjatë letargjik. Ndërsa politikanët dhe qeveritarët turq, po orvaten që t’i hedhin poshtë, arritjet, përparimet dhe zhvillimet e tyre, duke i cilësuar këta filozofë përparimtarë dhe vizionarë, si njerëz të rëndomtë, të zakonshëm dhe të pavlerë. Thënia e njohur e këtyre politikuajve është: “Bëj si them unë dhe mos bëj si bëj unë”, por këta të fundit nuk duhet të harrojnë dhe thënien tjetër të urtë: “Gjithmonë gjendet një më i ditur, mbi çdo të ditur”.
Burimi : Karar.com