DOSJE E VEÇANTË: Fitorja e 2006-s së Hizbullahut: Mrekullia e inxhinjerisë
Ekspertët ushtarakë amerikanë, shumica e të cilëve kanë përjetuar humbjen gjatë kësaj rezistence nga Ho Chi Minh do të jenë të detyruar që të mos mohojnë, përkundrazi të pranojnë pas asnjë dyshim se, nëse bëjmë një krahasim mes këtyre dy palëve të rezistencës, luftëtarët e Hizbullahut kanë përdorur mënyrë të rezistencës, veçanërisht në fushën e takikatve dhe strategjive ushtarake, të cilat janë shumë më të përparuara se ato që patën përdorur vietnamezët.
Kolonizatorët nuk dorëzohen deri sa t’i vesh thikën në fyt
Frantz Fanon - Të mallkuarit e kësaj bote
Mëngjesin e 13 marsit të vitit 1954, komandanti i ushtrisë, i papërsëritshmi i rezistencës Vietnameze, Gjenerali Vo Nguyen Giap, duke i dhënë i pari urdhrin për sulm ushtrisë fillloi luftën legjendare Dien Bien Phu. Në fund të luftës, sigurisht që ushtria franceze kolonizatore doli humbëse dhe vietnamezët i detyruan francezët që të ktheheshin në vendin e tyre si humbës. Disa vite pas luftës, Gjenerali Giap, bashkë me shokun e tij Ho Chi Minh, i cili më vonë do të shndërrohej në një legjendë të rezitencës në të gjithë botën u rikthyen përsëri për të luftuar kundër ushtarëve të perandorisë amerikane, me qëllim që t’i kthenin edhe ata humbës, siç patën kthyer francezët. Lufta e Dien Bien Phu ishte kthyer në një model të madh, e cila merrej si shembull për popujt që donin të çliroheshin nga kolonizimi i shteteve evropiane, dhe në këtë vend ku ushtarët e rezistencës kanë kaluar muaj duke ndërtuar tunele dhe hendeqe do të merrte jetë një ndër luftrat më të ashpra të Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht kjo luftë u zhvillua mes dy shteteve, Francës, me bashkësinë e saj të parashutistëve dhe fermerëve vietnamezë, të një prej vendeve më të varfra në botë. Kjo luftë u përfundua me fitoren e një populli që pagoi çmim të rëndë gjatë luftës dhe bëri sakrifica të shumta. Rreth 50 vjet pas kësaj lufte, në vitin 2006 u zhvillua Lufta e Korrikut, si atëherë u hapën tunele dhe hendeqe dhe u paraqit një nga shembujt më të mrekullueshëm të rezistencës të parë ndonjëherë në të gjithë botë.
Ekspertët ushtarakë amerikanë, shumica e të cilëve kanë përjetuar humbjen gjatë kësaj rezistence nga Ho Chi Minh do të jenë të detyruar që të mos mohojnë, përkundrazi të pranojnë pas asnjë dyshim se, nëse bëjmë një krahasim mes këtyre dy palëve të rezistencës, luftëtarët e Hizbullahut kanë përdorur mënyrë të rezistencës, veçanërisht në fushën e takikatve dhe strategjive ushtarake, të cilat janë shumë më të përparuara se ato që patën përdorur vietnamezët. Sigurisht, ekspertët ushtarak amerikanë do të shprehen gjithashtu edhe se kushtet në të cilat gjendeshin ushtarët vietnamezë kanë qënë shumë më të përshtashme dhe më favorite se kushtet e ushtarët e rezistencës së Hizbullahut. Luftëarët e rezistencës së Hizbullahut kanë mundur që të përparojnë edhe më shumë taktikat e luftës së papërsëritshme guerrile që vietnamezët kanë bërë kundër francezëve dhe amerikanë dhe knë mundur që pavarësisht kushteve më të vështira të mund të dalin fitues nga kjo luftë. Të gjitha ato që do të shpjegohen në vijim të këtij artikulli janë të marra nga librat që janë shkruar nga perëndimmorët dhe izealitët në lidhje me luftën e Korrikut, shumica e këtyre librave kanë dhënë një ndikim të madh analizave më të ngushta të qeverive izraelite dhe perëndimore.
Mrekullia inixhinjerike
Menjëherë pas Luftës së Korrikut, një ndër vëzhguesit e OKB-së ka shprehur habinë e tij kur kishte mundur të shihte që një ndër linjat e tunelëve aq të sigurta dhe të forta, që Hizbullhu kishte mundur të ndërtonte i cili ndodhej vetëm 200 metra nga kufiri i Palestinës së pushtuar, ku kryente aktiitetet e saj një prej njësive të shërbimeve të inteligjencës së lidhur me ushtrinë sioniste, e cila përdorte disa nga pajisjet më moderne në botë të vëzhgimit dhe vetëm disa metr larg nga baza e komandos në Nakura të OKB-së.
Kjo lidhje e ndërlikuar, në madhësinë e një fushe futbolli ishte e mbushur me armë dhe ishte e mbrojtur dhe e siguruar disa metra me beton. Megjithatë, vëzhguesi, i cili kur pas luftës ka parë këtë vend ka mbetur i habitur për afërsinë e kësaj linje tuneli gjigand me kufirin, duke qënë se edhe e njihte shumë mirë sistemin e vëzhgimit që ndodhetj aty dhe e ka komentuar kështu: “Duket sikur Hizbullahu e ka sjellë me lugë betonin këtu.” Fillimisht, izraelitët, pavarësisht se thonë se nuk do të ishte me vend të shpreheshin se nuk kanë mundur ta parashikojnë këtë kompleks tunelesh mjaft të ndërlikuar të ndërtuar në një fshehtësi të gradës së fundit dhe që është surpriza më e madhe e Luftës së Korrikut, ata e kanë pranuar se nuk kishin menduar kurrë që Hizbullahu do të mund të ndërtonte tunele të këtilla kaq pranë kufirit, direkt poshtë hundës së tyre. Gjithashtu ata na kanë shpjeguar se ushtria sioniste ka dështuar në shkatërrimin e kompleksit të tuneleve, madje edhe që nuk kanë mundur që t’i detyrojnë luftëtarët e rezistencës që t’i boshatisin këto tunele.[i] (Daniel Helmer. Not Quite Counterinsurgency: A Cautionary Tale for US Forces Based on Israel's Operation Change of Direction. F. 119-120).
Pavarësisht se ndërtimi i këtij rrjeti tunelesh ka sjellë një tronditje të madhe të sigurisë izraelite, në mënyrë të veçantë, ndërtimi i disa depove të armëve në të njëjtën zonë, depo në të cilat gjendet një numër shumë i madh i vargjeve të raketave të largësisë së mesme dhe të shkurtër dhe gjithashtu duke marrë parasysh edhe prezencën e raketave antitank – të cilat kanë mundur që të vazhdojnë të qëllojnë objektimin e tyre deri në ditët e fundit të luftës – ky sistem që Hizbullahu ka filluar ta ndërtojë që prej vitit 2000 kundër një pushtimi të mundshëm - duke cituar vetë fjalët e ekspertëve ushtarakë amerikanë është një mrekulli e vërtetë inxhinjerike.[ii]
Hizbullahu ka krijuar bashkësi të përbëra nga raketat me qëllim që t’i bëjë ballë strategjisë ushtarake të ndjekur nga sionistët dhe që të bëjë të mundur që vargu i raketave të ngelet brenda ushtrisë sioniste e cila është e mbrojtur ndaj armëve ajërore. Në jug të Lumit Litani, Hizbullahu ka ndërtuar baza të mbushura me një sasi shumë të konsiderueshme municionesh të këtilla si raketat Katiusha që kanë rreze të shkurtër, më pas i kanë transportuar ato në vende të ndryshme për të prishur siperioritetin municionar dhe ajëror të ushtrisë sioniste.
Në të vërtetë, Hizbullahu kishte ndërtuar një sistem të thjeshtë, por ky sistem aq sa është i thjeshtë,po aq ka qënë edhe një mënyrë efektive. Sipas këtij sistemi, i cili mundëson që në një kohë shumë të shkurtër të mund të qëllohet topi nga raketa janë ndërtuar 3 baza të veçanta ushtarake dhe me anë të këtij sistemi është bërë e mundur që vetëm brenda 28 sekondave të mund të qëllohet raketa. Në momentin që grupi i vëzhgimit jep informacionin se avionët izrelitë ndodhen larg zonës së konfliktit, një grup i dytë, por më i vogël në mënyrë shumë të shpjetë vendos mjetet e hedhjes së raketave në vendin e tyre, dhe me shpejtësi largohet nga ajo zonë, ndërsa grupi tjetër duke ardhur në këtë zonë i afron raketat në vendin ku po bëhet përplasja, pra në vendin ku gjenden rampat dhe më pas largohet me shpejtësi nga aty. Në fund fare, vjen edhe grupi i fundit vjen në zonë dhe i vendos raketat në një rend të duhur dhe të gatshme që ose të qëllohen me një kohë të vendosur, ose përgatiten për t’u hedhur me telekomandë nga larg. Vetëm brenda 28 sekondave, raketat Katiusha nisen për në Palestinën e pushtuar. (ibid. Faqe 17) ndoshta iu është dashur të shpenzoni më shumë kohë pët ta lexuar siç duhet këtë paragraf, apo jo?
Në afërsi të njësisë së dytë të raketave që është vendosur në veri dhe në jug të Litanit gjenden raketa me rreze mestare (raketa Fexhr dhe Katiusha). Hizbullahu, në mënyrë që të mos e kufizojë vetem vetm në terrtorin mes Beirutit dhe Litanit ka formuar një njësi të veçantë (a.g.e), e cila mundëson që raketat me rreze të gjatë (Zilzal-s, raketa 610mm dhe sisteme të tjera) në përgjithësi të lëshohen ng mjete në lëvizje të këtilla si kamionët apo automjete të ndryshme të mëdha.
Edhe në këtë pikë, Hizbullahu ka mundur të zhvillojë një sistem aq gjenial sa e ka shkatërruar vetëbesimin e superioritetit ushtarak të sionizmit. Ashtu siç edhe janë në dijeni ushtrët dhe komandantët e Hizbullahut, (edhe këtu po citoj një artikull ndër seritë e artikujve të shkruarë rreth Luftës së Korrikut nga Alaster Crock dhe Mark Berry, që do të përmenden edhe më poshtë) nga momenti kur hidhen raketat dhe kur zbulohet vendi nga ku janë hedhur ato, ushtarët sionistë kanë nevojë për 90 sekonda për të dërguar një avion në këtë destinacion. Nga ana tjetër, si rezultat edhe i trajnimit shumë serioz që ka zgjatur prej vitesh, luftëtarët e Hizbullahut në më pak se brenda 60 sekondave arrijnë që të vendosin raketën, ta qëllojnë raketën nga raketmbajtësja dhe pasi ta kenë fshehur më pas raketëmbajtësen ata kthehen në strehën e tyre të sigurt shëndoshë e mirë. (Nëse jeni duhanpirës, jeni të vetëdijshëm se vetëm për të pirë një cigare do iu duhet të paktën trefishi i kësaj kohe).
Në këtë mënyrë u arrit që të shkatërrohej ideologjia e re ushtarake që Izraeli kishte arritur të formonte në zhvillimin e përdorimit të shpeshtë të fuqisë ajërore dhe aftësisë së konsiderueshme për të sulmuar gjatë Luftës së Gjirit të forcave amerikane. Kjo teknologji e cila përdorej për të krijuar efektin që dëshironin arabët, për të pakësuar numrin e personave që humbnin jetën në rradhët e tyre, duke qënë se nuk e kishin fuqinë për t’u bërë ball, ishte mbështetur në supermacinë teknologjike që ata i kishin, duke dhënë shumë rëndësi krijimit të një force ajërore për të mos pasur nevojë që të përplasen në mënyrën klasike ballë për ballë. (Qëllimi këtu ishte që të bombardoheshin luftëtarët e rezistencës dhe njerëzit që do të mbeteshin viktima të këtyre bombardimeve të nxiteshin kundër luftëtarëve të rezistencës). Megjithatë, armiku sionist, i cili e kishte përdorur tashmë këtë strategji ushtarake në vitin 1993 nuk kishte mundur që të parashikonte se Hizbullahu kishte aftësi që ta përvetësonte këtë strategji dhe të ndërtonte taktika të reja për ta mposhtur atë dhe kështu kjo strategji dështoi. Hizbullahu iu kundërpërgjigj kësaj strategjie të sionistëve edhe gjatë operacionit të organizuar në vitin 1996, Vrerët e Gazapit, duke përdorur fuqinë e tyre të raketave ata kishin mundur që të mbanin në të njëjtën kohë jo vetëm ushtarët sionistë, por edhe qeverinë pushtuese në territorin e efektivitetit të municioneve të tyre. [iii] (Emir Kulei, Vlerësimi strategjik i Hizbullahut në luftën kundër Izraelit, vëll. Nr 3, 2006, Insituti i Sigurisë Kombëtare).
Sipas një informacioni që Crock dhe Perry kanë marrë nga një zyrtar lartë amerikan, dështimi i armëve moderne ajërore të Izraelit në Luftën e Korrikut të vitit 2006 ka krijuar një shqetësim të madh për Pentagonin. Në atë kohë pentagoni ishte vënë në lëvizje për të mbuluar dhe për t’u hedhur hi syve për faktin se planet për një sulm ajëror kundrejt reaktorëve bërthamorë të Iranit, në rast të një urdhri të mundshëm nga Shtëpia e Bardhë kishin dështuar. (Si e mundi Hizbullahu Izraelin, pjesa e dytë, fitorja në luftrat tokësore). [iv]
Siç duket, Lufta e Korrikut i ka bërë ata të kthejnë kohën pas dhe të rivlerësojnë llogaritë që kishin bërë deri më tani. Më 26 korrik, kur lufta ende vazhdonte, specialisti në Institutin e Brroking dhe simpatizanti i pushtetit pushtues sionist, Philipp Gordon, në gazetën The Washington Post ka përdorur këto fjalë “Forcat ajërore nuk mund t’i arrijnë objektivat e të vetme” në artikullin që mban titullin “Strategjia e Gabuarë e Bombardimit”, ai, duke u fokusuar tek ngjarjet që kishin ndodhur ka nxjerr në pah gabimet që janë bërë nga sionistët të gjitha përpjekjet që ato kanë ndërmarrë. [v] Në fund të fundit, kjo ishte një situatë rreth së cilës ka shprehur dhe për të cilën ka folur edhe një artikull që është publikuar më vonë nga Washignton Institute, i cili gjithmonë i ka qëndruar pranë Izraelit. [vi] Pas luftës kemi mundur të lexojmë publikime në lidhje me diskutimet që ka shkaktuar në atë kohë kjo luftë mes drejtuesve të ushtrisë në lidhje me teoritë amerikane të luftës dhe konflikteve. Një shembull i kësaj është publikimi i Paul Roger, nën titullin “Strategjia e Re dhe e Vjetër Ushtarake Amerikane”. [vii]
Në këtë artikull Rogeri, duke marrë në vëzhgim ndikueshmërinë e luftës meleze në politikat mbrojtëse amerikane ka theksuar se pavarësisht se lufta po zhvillohet në Liban (duke injoruar për momentin elementët e tjerë ndikues) në terrenin ushtarak kjo luftë ka një rëndësi botërore.[viii] Sipas tij, viktima e parë e që pre e kësaj ngjarjeje është strategjia ushtarake e re amerikane që ishte përvetësuar pas ngjarjeve të 11 shtatorit dhe menjëherë pas zhvillimit të kësaj strategjie, vetëm 4 vjet më vonë kjo strategji mori goditje fatale.
Ky ndikim ishte aq i thellë sa të gjithë analistët në të katër anët e botës shprehën shqetësimin e tyre. Ky është një rezultat të cilin e ka nxjerrë dhe konfirmuar drejtori i “Institutit të Kërkimeve të Luftrave”, një institucion i varur nga ushtria amreikane. Pavarësisht simpatisë ndaj Izraelit, të cilën e ka shprehur haptazi, në artikull, titulli i së cilës mund të përkthehet si “U gabuam në Gaza” ka shkruar kështu: “Të gjithë analistët janë të shqetësuar nga zhvillimet e fundit, në bazë të së cilave të gjithë analistët kanë shprhur shqetësimin e tyre për faktin se edhe në skenarin më të mirë, Izraeli nuk mund të dalë kurrëse fitimtar nga kjo luftë. Ushtria izraelite, e cila shihej si ushtria më e fortë dhe më profesionale e Lindjes së Mesme, që i ka shkaktuar armiqve të saj humbje historike, për herë të parë në historinë e saj është detyruar që të tërhiqet nga një operacin i organizuar prej saj, pa mundur që ta mundë armikun e saj.” (Instituti i Kërkimeve të Luftrave, seria e luftrave të gjata, nr i kërkimit:26.)
Megjithatë, kjo panoramë nuk mund të konsiderohet kurrësesi si e përplotësuar pa iu shtuar gjithashtu edhe elementë të këtillë si bataljonet e raketave që mund të lëvizin vetëm me anë të njësive që luftojnë nga toka, rrjeti i tuneleve shumë i ndërlikuar, njësitë antitank, depot e raketave të përmbushura me armë moderne dhe minat tokësore të vendosura me një përllogaritje të përsosur.
Megjithatë do të ishte e mjaftueshëm që të dinim vetëm faktin se nuk ka qënë e mundur që të diktohen tunelet e Hizbullahut që janë ndërtuar në shkallën më të lartë të fshehtësisë dhe të mbrojtjes, disa nga këto tunele kishin edhe sisteme të ajërosjes, ndërsa disa të tjera ishin ndërtuar poshtë kodrave 40 metra të larta. Kjo ka krijuar një problematikë që amerikanët nuk janë përballur as në luftën e Vietkongut. Madje për të çorjentuar pajisjet teknike dhe ato shqisore të sionistëve janë ndëruar tunele paralele me tunelet e vërteta, madje kjo që është bërë shkaktare edhe qëë sionistët pasi kanë bombarduar këto tunele, menjëherë janë nxituar për të shplallur fitoren e tyre. Megithatë, vetëm pak kohë më pas raketat rifilluan që të qëllonin dhe në heshtje u tërhoqën – kështu këtë operacion që ata vetë ishin shprehur se kishte treguar një “forcë të përsour”, në një deklaratë që bëri më pas Sekretari i përgjjithshëm i Hizbullahut, Nasrullah më 18 korrik 2012 u shpreh se kjo kishte qënë një “gabim i përsosur” i izraelitëve.
Megjithatë, fijasko e sionistëve u vërtetua për herë të parë në 28 korrik kur u tregua haptazi që Izraeli kishte gabuar. Crock dhe Perry janë shprehur se kjoo ngjarje ka qënë hera e parë që është parë një krisje e këtillë e njësive të shërbimeve të inteligjencës izraelite, ajo ka qënë pikërisht dita kur Hizbullahu qëlloi territoret e sionistëve me një raketë Hayber-1, sikur me anë të kësaj lëvizjeje dhe me saktësinë e saj ka mundur që të hedh poshtë gënjeshtrat e ushtrisë izraelite dhe ka vërtetuar dyshimet e Musadit. Megjithatë, në këtë shkrim autorët nuk kanë prekur edhe luftën psikologjike, gjithësesi TV el Menar e ka ezauruar këtë hap në etapat e mëvonshme.
Megjithatë, kjo nuk është thjesht një gjë e arritur nga mrekullia inxhinjerike. Hizbullahu, pasi sionistët u tërhoqën të mundur nga lufta e vitit 2000, në hapin pasardhës e kthyen rezistencën e tyre në një vepër arti. Mendojeni kështu: “Vetëm në pikat strategjike në jug të Lumit Litani janë ndërtuar 600 tunele dhe janë përgatitur mjaftueshëm front luftarake dhe ushqimet e nevojshme për t’u gjendur aty. Për arsye sigurie, asnjë nga komandantët e Hizbullahut nuk i dinte të gjitha pozicionmet e të gjitha vendeve e sigurta të fshehjes dhe të tuneleve. Çdo njësie luftarake i ishte dhënë informacion për vendodhjen e vetëm tre tuneleve, një pjesë e të cilëve ishte depo për municione, dhe në momentin që kjo depo do të ndodhej nën rrezikun e një sulmi, atyre u ishte dhënë informacioni i nevojshëm për të gjetur depon zëvendësuese. Gjithashtu, njësitë luftarake që ishin ngarkuar me detyrën për të luftuar në të njëjtën kohë në disa zona të ndryshme kishin informacionin për vendodhjen e pikave alternative të takimit.
Ishin krijuar protokollet e sigurisë për të realizuar takimet dhe mbledhjet e forcave të njësive të ndryshme, të cilat gjatë periudhës së luftës ishin ndjekur me përpikmëri. Asnjë individ brenda Hizbullahut nuk kishte të gjitha informacionin e plotë për ndërtimin e të gjitha tuneleve. Pas masakrës së Kanas, gjatë armëpushimit që zgjati 48 orë, me të cilët u vunë në provë, sionistët kanë mbetur të habitur sesi luftëtarët e Hizbullahut ishin akoma të aftë që të mos i lëshonin nga kontrolli i tyre këto zona dhe se si ishte e mundur që pas gjithë këtyre bombardimeve ushtarët dhe komandantët e tyre akoma ishin në gjendje që të komunikonin me njëri-tjetrin.” (Crock dhe Perry, Si e mundi Hizbullahu Izraelin?, Pjesa e Parë, fitorja në luftën e shërbimeve sekrete)
Kurthi vdekjeprurës
A e mbani mend premtimin që ka dhënë Hasan Nasrallahu në dantën 16 shkurt 2003 gjatë përvjetorit të vdekjes së Abbas Museviut? Fjalëpërfjalshëm është shprehur kështu: “në vitin 1982, kur ushtria sioniste u fut në Liban, kishte prej atyre që i fshehën armët e tyre brenda në dhe. Nëse ata do të mundohen edhe njëherë që të pushtojnë territoret e vendit tonë do t’i varrosim izraelitët me duar tonë në këto toka.” Dhe pikërisht siç ishte shrehur ai, tre vjet më vonë ata u përplasën me këtë provim gjatë luftës.
Ekipi sionist Nahil i cili bëri zbritje duke përdorur parashuta më datë 12 gusht 2006, në Luginën Saluki, apo siç njihet nga libanezët, në Luginën Huxhair i kanë dërguar komandantëve të tyre se zona ishte tërësisht e sigurt. Menjëherë pas kësaj, nga toga ushtarake 401 u dërguan 24 tangje në Luginën Seluki, megjithatë vetëm pasi kishin përparuar një largësi të shkurtër 2 tangjet që udhëhiqnin këtë varg tangjesh kishin ndaluar duke qënë se ishin penguar nga një ndërtesë e shkatërruar. Ndërsa po kërkonin një rrugë alternative, pas vargut të tangjeve u dëgjua një zhurmë e madhe dhe rruga nga mbrapa u shkatërrua plotësisht. Vargu i tangjeve Merkava kishte mbetur në një rrugë të byllur mes ndërtesës së prishur dhe rrugës së prishur tashmë. Pikërisht në atë moment raketa Kornet me dylbi me rreze lazer goditi tankun e parë në rradhën e karvanit, tanku bashkë me çdogjë që kishte brenda u shkatërrua plotësisht dhe vetëm brenda dy sekondave raketat antitank filluan që të qëlloheshin pa ndaluar drejt karvanit të tangjev të tjera të mbetura. (U gabuam në Gaza, faqja 5).
Ushtarët e ushtrisë më të fortë në rajon, të cilat nuk i lejonit gratë shtatëzëna palestineze që të shkonin në spital dhe i detyronin që ato të bënin lindje në pikat e kontrollit – po shprehem me vetë shprehjet dhe rrëfimet e tyre – nuk iu kishte mbetur gjë tjetër për të bërë veçse t’u luteshin Zotit të tyre. Një ndër ushtarët që ndodhej brenda njërit prej këtyre 24 tangjeve është shprehur kështu: “Kur tanku i parë mori goditjen e parë, e kuptuam se ferri ynë sapo kishte filluar, që siç e dini edhe ju raketa e parë që goditi tankun nuk ishte një raketë shumë efektive, raketat që na vërshuan më pas ishin më të fuqishme, i gjithë vendi u kthye në një ferr dhe askush nuk kishte as idenë më të vogël se kur do t’i vinte rradha gjithësecilit prej nesh.” (a.g.e.) një ushtar i njësisë këmbësore, që ishte thirrur për të ndihmuar tangjet që kishin rënë në kurth është shprehur kështu: “Ne pretendonim se kishim hyrë në Luginën Seluki dhe mendonim se kjo zonë ishte tërësisht e pastër, megjithatë kur luftëtarët e Hizbullahut filluan të dilin nga shtëpitë dhe nga vendet ku ishin fshehur dhe filluan që të qëllonin drejt nesh, vendi ku ne ndodheshim u kthye në një vend qitjeje për ata.” Vetëm katër ditë pas kësaj ngjarjeje, më 16 gusht, në gazetën Nafa Tusruil Vaytan, Yediot Ahronoth – duke u nisur nga një reportazh që kishte zhvilluar me një ndër ushtarët që kishte qënë prezent në ngjarje – ishte shkruar një artikull me titullin “Lugina e Vdekjes”. [ix]
Në fund të këtij kurthi, 11 nga tangjet të tipit Mirkava-4 u shkatërruan plotësisht dhe 8 tangjet e tjera të mbetura u shkatërruan kude mbetur të vrarë edhe katër ushtarë sionistë, megjithatë numri i të plagosurve ende nuk është i qartë. Sigurisht këto të dhëna janë marrë pikërisht nga deklaratat e vëtë sionistëve. Deri në fund të luftës Rezistenca kishte shkatërruar 40 tangje, shifër e cila përmblidhte 10% nga 400 tangjet që ishin përdorur gjithsej në luftë, kjo përqindje konsiderohet e lartë. Një specilist ushtarak amerikan është shprehur kështu: “Hizbullahu i ka shkatërruar këto tangje dhe mjete të blinduara pa përdorur helikopterë, duke marrë parasysh se këto shkatërrime i ka bërë vetëm me anë të përdorimit të raketave antitank duhet të pranojmë që për të arritur një gjë të këtillë është e nevojshme një kualifikim i larë dhe kretiviet.” (U gabuam në Gaza, faqja 5). Në fund të luftës, po nga këto tangje janë vrarë 30 ushtarë sionistë dhe përsëri nuk dihet numri i të plagosurve. (Daniel Palmer, nuk është vetëm një luftë kundër kryengritjes, Revista e Ushtrisë Australiane, vëllimi 5, numër 2, f. 121). Sigurisht për ne si arabë, shifra që kanë dhënë izraelitët në lidhje me numrin e vërtetë të viktimave nuk është shumë bindës. Nga ana tjetër, sipas burimeve arabe, shifra e tangjeve sionstë të shkatërruarë arrin rreth në, kur në fund të fundit edhe pretendimi se janë vetëm 40 tangje që janë shkatërruar është një përqindje e lartë dhe një situatë shokuese për të gjithë.
33 ditë më pas, Toga numër162, së cilës i ishte dhënë detyra që të hynte nga veriu i Lumit Nehir nga toka (faqja 55) nuk arritën që të futeshin. Pasi kjo skuadër u detyrua të tërhiqej e shkatërruar, komandanti i skudrës ishte shumë i merakosur dhe në deklaratën që bëri në media ishte shprehur se Hizbullahu ishte orgnizata guerrile më e mmodernizuar dhe më e rafinuar që kishte parë në botë (Daniel Helmer, f.124). Sigurisht numri i tangjeve të shkatërruar nuk përfshin tangun Merkava i cili u shkatërruan pas operacionit të datës 12 korrik gjatë të cilit u morrën rob lufte 2 ushtarë. Vetëm shkatërrimi i këtij tangu ia vlente për të gjithë luftën dhe është një legjendë që ia vlen të tregohet gojë më gojë.
Lufta filloi kshtu: Tangu Merkava po fluturon në ajër dhe luftëtarët e rezistencës po luajnë me këtë tang
Mundohuni vetëm ta imagjinoni në mendjen tuaj këtë panoramë: Merkava, tanku më modern i tërë kohërave në borë, i formuar nga përzierja metalike e 65 ton çelik nikel dhe qeramik dhe i mbrojtur nga një shtesë tjetër metalike u hodh në ajër në lartësinë e dy njerëzve të një gjatësie mesatare dhe u bë copa copa vetëm me anë të plasjes nëntokësore të një lënde plasëse pa masë të konsiderueshme. Po ju tregoj vetëm atë që kanë treguar vetë armiku ynë sionist.
Pas këtij operacioni të papërsëritshëm nga ku u morën rob lufte 2 ushtarë izraelitë, dhe operacionit ku mbetën të vrarë tre ushtrë të tjerë, ushtria izraelite dërgoi në këtë zonë për të kthyer një përgjigje sa më të shpejtë forcat e oajisura me tangjet më të përpruar në botë, tangjet Merkava. Nga ana tjetër, luftëtarët e Hizbullahut, të cilët gjatë gjithë luftës e kanë treguar sa janë të pajisur me municione i rrëzuan në kurth me shumë lehtësi këto firca të reja kundërpërgigjëse dhe arriti që vetëm me një minë të hidhte në erë tankun Merkava që peshonte qindra ton. Katër ushtarët ë gjendeshin brenda tankut vdiqën menjëherë, ndërsa ushtari tjetër u vra nga luftëtarët snajeristë të Hizbullahut. Sipas kësaj përllogaritjeje, përveç 2 ushtarëve izraelitë që ishin marrë rob lufte ishin vrarë në total ehe 8 ushtarë të tjerë, megjithatë përsa i përket tankut më të moderuar në të gjithë botën, ai fluturoi në ajër, nën efektin e lëndës plasëse ishte kthyer në një top zjarri që ra përsëri në tokë. (Danyal Helmeir, f.117)
A mund ta imagjinoni bukurinë dhe perfeksionizmin e kësaj panorame? Tanku Merkava nuk është prodhuar asnjëherë për helikopterët, ky tank i prodhuar me përzierjen e 65 ton çelik, nikel dhe qeramikë u hodh në ajër në lartësinë e dy njerëzve të një gjatësie mesatare. Ndoshta dizenjatorët e tankut nuk e kishin parashikuar se do të përballëshin me mankthin e tyre më të madh, duke qënë se nuk kishin imagjinuar se luftëtarët e Hizbullahut do të ishin aq kreativë sa të mund të luanin lojëra me tankun më modern në botë, ose ata nuk e kishin llogaritur se tanku më i rëndë në botë do të mund të hidhej në erë kaq lehtë. (Në kujtimet e tij, Samir Kantar kishte të drejtë kur i kishte thënë një ndër ushtarëve sionistë të zakonshëm që ndodhej në burg, se kur të fillonte lufta luftëtarët e rezistencës do të luajnin lojëra me ushtarët izraelitë)
Megjithatë, nga sa mund të shohim, luftëtarët e Hizbullahut nuk kanë pasur për qëllim që vetëm të shkatërrojnë këtë tank. Gjithashtu synonin që duke e hedhur në erë këtë tank të bënin një show dhe të tregonin se çfarë trimërie kanë luftëtarët arabë. Qëllimi i tyre nuk ishte që vetëm të vrisnin këta ushtarë izraelit, në të njëjtën kohë qëllimi ishte që të godisnin rëndë vëtëbesimin e që kishin krijuar ushtarët sionistë në saj të stategjisë së tyre të re ushtarake. Në të njëjtën kohë, kjo ngjarje ishte rezultat i një përvetësimi të thellë dhe një vetëdijësimi të ushtarëve të rezistencës në kuptimin e luftës dhe të fitores. Ata mblidhnin me guxim të gjithë forcën e mundshme dhe na tregonin majat më të larta të mundshme të filozofisë njerëzore. Për më tepër, gjëja më e rëndësishme është se ata arritën të tregonin se sa mirë Hizbullahu kishte mundur që të përvetësonte ideologjinë luftarake dhe sesi vetë ushtarët izraelitë nuk kishin mundur të kuptonin asgjë nga kjo ideologji. Nga ana tjetër, komandntët e Hizbullahut kishin arritur ta kuptonin shumë mirë strategjinë e tyre dhe e kishin përdorur me mjeshtëri këtë gjë kundër tyre. Pikërisht kjo gjë ishte një frikë dhe një habi e mrekullueshme. Megjithatë, Ministri i Mbrojtjes Izraelite dhe Kryetari i Shtabit, emrat e të cilëve nuk i mban mend askush, nuk kanë arritur që ta kuptojnë që në fillim këtë mesazh, madje atyre iu desh që të prisnin që të shkatërroheshin 40 tangje që ata ta kuptonin situatën.
Rezultati: Supermacia e teorisë së rrjetës së merimangës
Mësimi i parë që u nxorr nga Lufta e Korrikut ishte i përmbledhur në një artikull, nën titullim “Rezutatet paraprake të luftës së Izraelit” të shkuar nga analisti Anthony Crisman dhe të publikuar m datë 26 gusht të së njëjtit vit në Qendrën e Kërkimit Strategjik Ndërkombëtare në Washington. Ky ka qënë një ndër artikujt që ka bërë më shumë zhurmë në Washington në mesin e njerëzve që i kanë dhënë rëndësi kësaj teme. Ëhtë e nevojshme të përmendim faktin se ky është një punim i rëndësishëm, pavarësisht mangësive që ka dhe faktit qe peshorja e tij e balancimit rëndon më shumë në anën e shtetit pushtues sionist. Në shkrimin e tij Crisman ka cituar një zyrtar i lartë ushtarak izraelit, i cili i ka trajtuar me detaje një e nga një të gjitha objektivat e kësaj lufte, sipas deklaratave jo zyrtare që ai ka bërë, është shprehur se Izraeli nuk ka mundur të përmbushë asnjë nga qëllimet e tij. (Crisman, “Rezultatet e Para” faqet 3-9). Megjithatë, dy muaj më vonë Asian Times publikoi një seri artikujsh të përbërë nga tri pjesë. Shkrimi i parë ndër të treja u publikua në 14 tetor 2006 nën titullin “Si e mundi Hizbullahu Izraelin?”. Ashtu si edhe shkrimi i përmendur më lart, edhe ky i fundit bëri shumë bujë në momentin e publikimit. Në pjesën e parë të këtyre serive, autori i kësaj pjese, edhe pse ka shprehur lëkundjet e tij në lidhje me kirtikat përs i përket humbjes së Izraelit, më pas është shprehur se Hizbullahu jo vetëm që ka arritur një fitore të pastër dhe të saktë gjatë luftës, por në të njëjtën kohë e ka mundur Izraelin edhe përsa i përket fushës së shërbimeve të inteligjencës dhe më pas ka vijuar duke thënë se kjo ka qënë një humbje edhe për ShBA-na, duke qënë se ajo ka qënë mbështetëse dhe ndihmuese e Izraelin në këtë luftë, duke i shaktuar një goditje të rëndë pozicionimit të saj në këtë rajon. (Pjesa e Dytë, Fitorja në Luftën Tokësore). Le të shohim edhe si janë shprehur vetë sionistën në lidhje me këtë argument. [x]
Më 30 mars 2007, gazeta Yedioth Ahronoth ka publikuar një lajm-analizë nën titullin: Komandanti i Njësive të Sigurisë është shprehur për Olmert se Lufta ka qënë një katastrofë e vërtetë”. Në këtë shkrim, autori na bën me dije se menjëherë pas lufte, shefi i Musadit, Meir Dagan dhe drejtuesi i Shabakut kanë zhvilluar një mbledhje të fshehtë. Komandantët Njësive të Sigurisë, Ofer Sheylah dhe Yuaf Limor kanë shkruar në gjuhën hebreje një raport ku janë shprehur se lufta ka qënë një tragjedi kombëtare dhe kanë thënë se Izraeli është përballë një problemi shumë të madh strategjik, më pas ata kanë kërkuar që Shefi i Shtabit, Dan Halut të japë dorëheqjen. [xi]
Megjithatë, Haultz, i cili është munduar që të vërtetojë se Izraeli nuk është më i dobët se një rrjetë mermange është demoralizuar plotësisht kur ka marrë lajmin se rrëzimit të helikopterit C-53 dhe të vdekjes së të gjithë ushtarëve që gjendeshin në të. Ai ka rrëfyer vetë se në momentin që ka marrë këtë lajm ka qënë në dhomën e drejtimit të operacioneve dhe ka pësuar një goditje të rëndë edhe në kuptimin profesional por edhe vetë si njeri. Këto rrëfime të tij i ka shkruar kohë më pas një tjetër sionist me emrin Ozi Mehnayimi që i kishte dëguar prej tij. Ai i ka publikuar këto rrëfime në një shkrim të tij me titull “Shkatërrimi i njësive komanduese të veçanta e demoralizon ushtrinë izraelite”. Në të njëjtën kohë, kjo pjesë është përmendur përsëri edhe në kërkimin që ka zhvilluar Matthew nën titullin “U gabuam në Gaza” dhe mund të gjendet në faqen 56 të tij. Halutz ishte i vetëdijshëm për këtë humbje të madhe që kishte pësuar ushtria sionise duke qënë se ai e ka parë me sytë e tij çfarë ka ndodhur dhe e di shumë mirë kuptimin e këtyre ngjarjeve. Në vitin 2001, kur ai ishte Komndant i Forcave Ajërore është shprehur se “Fitorja” është një çështje që ka lidhje me ndërgjegjen e gjithësecilit. Sigurisht kjo shprehje shkon përshtat me hprehjen e komandantit sionist Cordsman “frika është një çështje njohjeje dhe jo një gjendje” (f. 6)
Parë nga ky këndvështrim, izraelitët e ardhurë në ato vende kur kanë mësuar se gjatë ngjarjes në Luginën e Hucayzit ushtarëve nuk u kishte mbetur asgjë tjetër për të bërë veçse t’i luteshin Zotit të tyre, ose kur kanë parë në televizorët e tyre nga shtëpia sesi fluturonin në aër tangjet Merkava, ose kur kanë parë sesi më 6 korrik, Bashksia e Zgjedhur Golani ka provuar në mënyrë poshtëruese humbjen... pasi t’i kenë dëgjuar të gjitha këto dhe duke ndjekur gjithashtu trasmetimet e televizionit el Menar do të kenë ndryshuar mendim dhe vetëdija e tyre do të riformësohet. Ndoshta kanë menduar se arabët deri më tani nuk kanë qënë duke luftuar seriozisht kundër izraelitëve. Ndoshta e kanë kuptuar praktikisht se Izraeli është vërtetë më i dobët se jë rrjetë merimange.
Sionistët e kanë treguar edhe njëherë tjetër fatin e tyre të keq në Binti Xhubejl, kjo nuk ishte as një operacion perceptimi dhe as një luftë psikologjike, ishte shumë më shumë se kaq. Në të njëjtën kohë ishte një revolucion i plotë i vetëdijes popullore i ideologjisë ushtarake ku hizbullahu u fut në luftë me më pak se tre mijë luftëtarë, u fut në luftë me vetëm një sulm të vetëm pa nevojën për të marrë përforcime dhe doli me fitore.
Ndoshta ka ardhur koha që pranojnë se në arabisht është shkruar poezia më e madhe, apo që edhe poezia e kësaj gjenerate ende nuk është shkruar. Ndoshta kjo poezi apo fjalë e urtë që ende nuk është shkruar ka shënuar një fitore kundër forcave më të pashpirta të rajonit dhe më datë 26 maj të vitit 2000, Seyyit Hasan Nasrallah, i cili ka përmendur një nga teoritë më të zhvilluara ushtarake në Bint Xhubejl në një bejte të shkurtër arabe, është shprehur kështu: “Është e vërteta që Izraeli zotëron armë bërthamore dhe forcat më të mëdha ajërore në të gjithë rajonin. Megjithatë, betohem në Allah se janë më të dobët se një rrjetë merimange.” Çdokush që e quan veten e tij arab, le t’ia tregojë këtë edhe fëmijëve të tij dhe t’ia ngulisë atyre mirë në mendje këtë gjë. Në këtë fjalim të mrekullueshëm, Nasrullahu ka vijuar kështu: “O popull palestinez! Fati dhe e ardhmja jote është në duart e tua, është zgjedhja jote. Modeli nga ku duhet të merrni shembull është padiskutim i gjallë përpara syve tuaj!” A do i përgjigjet ndokush kësaj thirrjeje?
[i] Daniel Helmer. Not Quite Counterinsurgency: A Cautionary Tale for US Forces Based on Israel's Operation Change of Direction. (Jo shumë kundër-kryengritje: Një dëftenjë paralajmëruese e forcave të SHBA-së, e mbështetur në operacionin e Izraelit për ndryshimin e drejtimit )The Australian Army Journal. V 5, No. 2, Dimër 2008.
[ii] Matt Mathew. “We were Caught Unprepared: The 2006 Hezbollah-Israeli War.” (U kapëm të papërgatitur: Lufta e 2006-s Hizbullah-Izrael) U.S. Army Combined Arms Center: Combat Studies Institute Press. Occasional Paper 26.
[iii] Amir Kulick. “Hizbollah vs. the IDF: The Operational Dimension”, (Hizbullah vs. IDF: Dimensioni operacional)Strategic Assessment, Nëntor 2006, Vol. 9, No. 3
[iv] Alastair Crooke and Mark Perry. How Hezbollah Defeated Israel. Part 2. “Winning the Ground”. (Si e mundi Hizbullahu Izraelin, pjesa e dytë, Fitorja në tokë)Asia Times. 13 Tetor 2006.
[v] Philip H. Gordon.“Air Power Won't Do It”. (Forcat ajërore nuk ia dalin dot) The Washington Post. 25 Korrik 2006.
[vi] David Makovsky and Jeffrey White. Lessons and Implications of the Israel-Hizballah War: A preliminary Assessment. (Mësime dhe implikime të luftës Izrael-Hizbullah: një Vlerësim paraprak) Policy Focus # 60. Tetor 2006. The Washington Institute for Near East Policy.
[vii] Paul Rogers. “America's new–old military thinking”. (Mendimi i ri dhe i vjetër ushtarak i Amerikës) OpenDemocracy, 23 Korrik 2009.
[viii] Frank Hoffman. “Lessons from Lebanon: Hezbollah and Hybrid Wars”. (Mësime nga Libani, Hizbullahu dhe luftrat hibride)Open Democracy. Gusht 2006.
[ix] Nava Tzuriel and Eitan Glickman. “The Canyon of Death.” (Lugina e Vdekjes)Yediot Aharonot 16 Gusht 2006.
[x] x Alastair Crooke and Mark Perry. How Hezbollah Defeated Israel. Part 1. “Winning the Intelligence War” Si e mundi Hizbullahu Izraelin?, Pjesa e Parë, fitorja në luftën e shërbimeve sekrete. Asia Times. 12 Tetor 2006.
[xi] xi Ynetnews. “War was a catastrophe, top security officials told Olmert” (Zyrtarë top sekret kanë treguar për Olmert se lufta ka qënë një katastrofë) 30 Mars 2007. http://www.ynetnews.com/articles/0,7340,L-3383151,00.html
Burimi : El Akhbar / Medya Şafak