Biri i ish- politikanit i të djathtës ekstremiste holandeze pranon Islamin

  • None
Publikuar në Prill 25, 2014, mesnatë

Iskander Van Doorn, 22 vjeçar, po ndjek gjurmët e babait të tij, Arnoud, duke e lënë lëvizjen e së djathtës ekstreme dhe e pranoi  Islamin.


   Djali i ish-udhëheqësit të së djathtës ekstreme holandeze Arnoud Van Doorn, që u konvertua në Islam vitin e kaluar, i është bashkuar babait në besimin e tij, në fenë Islame.


    Halixh Times raportoi të hënën se Iskander Van Doorn kishte bërë deklaratën e tij të besimit, (Shehadetin) së bashku me 37 të tjerë në një Konventë për Paqe Ndërkombëtare Dubai.


     Unë e vërejta babai tim se po bëhet më i qetë pas konvertimit në Islam, tha Iskander, duke shtuar se kur e kuptova se ka diçka të mirë në këtë fe dhe kjo më bëri të ndryshojë perceptimin tim ndaj  muslimanëve.


    Ai deklaroi se pas konvertimit të babait të tij edhe ai filloi duke studiuar Kur’anin dhe duke dëgjuar ligjërata rreth Islamit, Iskander 22 – vjeçari ka thënë, gjithashtu, se një mik i ngushtë, i cili ishte musliman i ndihmoi, gjithashtu, për të mësuar më shumë për fenë Islame.


     Babai i tij, një ish- ndihmës i kreut të ekstremit të djathtë, Geert Wilders Holland, mori pjesë në bërjen e filmit anti - islam ' Fitna ' në të cilin fyhet Islami.


    Arnoud Van Doorn më vonë filloi të hulumtojë në Islam për t’iu  përgjigjur kritikëve, të cilët kishin kritikuar filmin, por ai ishte  frymëzuar nga mesazhi i Islamit dhe ai e shpalli besimin e tij pakëz  më vonë, e pranoi Islamin.


     Duke kryer e haxhin, vizitën e vendeve të shenjta, Mekken dhe Medinën, politikani i penduar holandez u distancua nga holandezët e ekstremit të djathtë dhe shprehu keqardhjen e tij për rolin e tij në shpërndarjen e filmit, duke u betuar se ka për të punuar në një film të ri, ku  Profeti Muhammed do të paraqitet në dritën e tij të vërtetë.


Van Doorn, tha gjithashtu, se ai e ka parasysh, po mendon për të  themeluar një parti Islamike në Holandë. 



Burimi : World Bulletin