Israja dhe Mi’raxhi

  • None
nga Besmir Yvejsi | Publikuar në Maj 25, 2014, mesnatë

Isra quhet udhëtimi nga Meka në Jerusalem,

Sa ishte ajo shpejtësi, këtë Allahu A’lem,

Realiteti është se ndodhi brenda natës,

Allahu Pejgamberit i dërgoi melekun bartës,

Jeta e tij tani morri një tjetër kuptim,

Ashtu që iu largua edhe një pikëllim.

 

Dheu i Kudsit atë natë ishte ripërtërirë,

E pritnin Pejgamberin në namaz për t’i prirë.

 

Mi’raxh quhet udhëtimi nga Kudsi në qiell,

Ishte namazi dhuratë që Pejgamberi na kishte sjellë,

Ra numri i namazeve nga pesëdhjetë në pesë,

Ai që nuk i kryen, Xhenneti i bëhet ndalesë,

Xhibrili vazhdimisht atë e kishte shoqëruar,

Ishte ky udhëtim që njerëzit i ka frymëzuar.

 

Besmir (Mexhid ) Yvejsi,  student,

Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë