Ajetullah Nasser Makarem Shirazi: Fetvaja e Al-Az-harit kundër gjakderdhjes së muslimanëve e admirueshme

  • None
Publikuar në Gus. 21, 2016, mesnatë

Autoriteti i lartë musliman shia theksoi se Islami është  fe e paqes që favorizon bashkëjetesën paqësore me jo-myslimanët të cilët nuk janë në luftë me Islamin.

Në një mesazh në konferencën  rajonale mbi Tekfirizmi, Sfidat  dhe Përgjegjësitë e Dijetarëve Musliman, Ajetullah  Nasser Makarem Shirazi e përshkroi  terrorizmin e tekfiristëve si një problem i madh në Botën Islame  dhe për të gjithë njerëzimin.

Ai shprehu keqardhje se ndërsa Islami favorizon bashkëjetesën paqësore me të tjerët, një grup i të ashtuquajturve muslimanë të cilët nuk janë në dijeni të mësimeve të Islamit dhe janë të mbështetur  nga palët e caktuara (fuqitë  arrogante) e përshkruajnë veten si muslimanë të vërtetë dhe i konsiderojnë të tjerët, duke përfshirë muslimanët shiitë  dhe muslimanët sunni si qafira apo të pafeve .

Autoriteti i lartë fetar, Ajetullah  Nasser Makarem Shirazi  vuri në dukje se këta individë kanë kryer krime të tmerrshme dhe kanë njollosur imazhin e Islamit.

Ai theksoi përgjegjësinë e dijetarëve të botës muslimane për të përhapur faktin se Islami është një fe e paqes dhe mëshirës jo e dhunës dhe gjakderdhjes.

Ajetullah Makarem Shirazi pastaj ka përshëndetur një propozim të fundit nga imami i Qendrës Islamike të Egjiptit  al-Azhar, Shejh Ahmed el-Tajib i cili i bëri thirrje dijetarëve muslimanë të lëshojë Fetva (Vendim- Dekret Fetar) kundër vrasjes së muslimanëve.

Grupet tekfiristë terroriste, duke përfshirë Al-Kaidën dhe Daesh (ISIS-in), në vitet e fundit kanë kryer krime të tmerrshme në pjesë të ndryshme të botës në emër të Islamit, ndërsa Islami nuk toleron akte të tilla barbare, por e konsideron vrasjen e njerëzve të pafajshëm si një nga mëkatet  më të rënda.