Vëllazëria Muslimane e Egjiptit në listën e zezë të Arabisë Saudite

  • None
Publikuar në Mars 11, 2014, 1 a.m.

Arabia Saudite e ka emërtuar zyrtarisht Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit si një grup terrorist.


    Sipas Press TV, të shtunën ,Vëllazëria Muslimane ka dënuar këtë veprim Saudit.


   Vëllazëria Muslimane tha në një deklaratë: Një nga parimet themelore të grupit është të mos ndërhyjë në çështjet e shteteve të tjera  dhe ky pozicion i ri nga mbretëria është një largim i plotë nga marrëdhëniet e kaluara me grupin, që nga themelimi i mbretërisë deri më tani.


    Egjipti e ka ndaluar veprimtarinë e Vëllazërisë Muslimane në muajin dhjetor, 2013. Ndalimi erdhi pesë muaj pasi ushtria ka larguar kryetarin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammed Mursi.


     Ministria e Brendshme Saudite tha në një deklaratë të premten se ka në listën e zezë edhe el –Kaidan, Frontin el-Nusra dhe Shtetin Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIL) që veprojnë në Siri.


    Ministria e Brendshme Saudite i dha një ultimatum 15 ditor militantëve që operojnë në Siri për t'u kthyer.


    Muajin e kaluar, Mbreti Abdullah lëshoi ​​një dekret mbretëror ku thuhet se vendi i tij do të burgos prej 3 tre deri në 20 vjet çdo qytetar që ka qenë i përfshirë në konflikte jashtë vendit.


     Qindra militantë sauditë besohet se veprojnë në Siri dhe Rijadi ka frikë se mund të përbëjnë një rrezik për sigurinë, kur ata kthehen në shtëpi.


      Riadi është një nga sponsorët kryesor të grupeve militante brenda Sirisë.